08 Gusht 2022

Kërkohet shpenzim racional i ujit të pijshëm

Prishtinë , 4 korrik –  Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, sh.a., njoftojn se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 1.52  metra  nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus  7.90  metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes . Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.

KRU  ,, Prishtina ,, kërkon nga konsumatorët që të shpenzojnë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të pa arsyeshme.

KRU,,Prishtina,, sh.a.  me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Ujin e zëvendëson vetëm uji!

Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese!

Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç'rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)