25 Tetor 2021

KEK-u tejkalon planin për gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Prishtinë, 30 korrik - Me gjithë sfidat e shumta që i solli pandemia COVID-19, falë angazhimit të punëtorëve dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike të Kosovës është arritur që të tejkalohet plani për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“KEK-u ka arritur këtë vit që të tejkaloj planin e prodhimit të energjisë elektrike për 2%. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është realizuar prodhimi prej 3 milionë e 320 mijë megavat orë energji elektrike, ndërsa këtë vit është prodhuar 3 milionë e 390 mijë megavat orë energji elektrike."

"Gjithashtu sa i përket edhe prodhimit të thëngjillit, është tejkaluar plani për 1%. Në gjashtëmujorin e parë ka qenë planifikuar të prodhohet 4 milionë e 250 mijë tonë thëngjill, ndërsa është realizuar 4 milionë 300 mijë tonë thëngjill, ka thënë Përparim Kabashi, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Gjatë kësaj periudhe KEK-u ka vazhduar të dëshmoj se është faktor stabiliteti në sektorin e energjisë, si dhe njëra ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike me të cilën arrihet të mbulohet me 94% konsumi vendor.

Sipas marrëveshjes për Furnizim me Shumicë me tri kompani, KEK-u ka arritur që të ketë sukses edhe në rritjen e sasisë së eksportit të energjisë nga e cila ka pasur edhe rritje të të hyrave.

“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë realizuar të hyra prej 21 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në të cilën janë realizuar 12 milionë euro, është një rritje prej 74%."

"Vlen të theksohet se çmimi mesatar i eksportit të energjisë elektrike të realizuar në vitin e kaluar ka qenë rreth 24 euro për megavat orë, ndërsa ky çmim gjatë këtij viti, ka qenë rreth 50 euro për megavat orë”, ka thënë tutje ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi.

Ai ka bërë të ditur se është në proces remonti kapital i njësisë A4 të Termocentralit Kosova A dhe që i njëjti do të kthehet në operim brenda shtatorit.

Pastaj është duke u bërë remonti kapital i Ekskavatorit E 9-B, i cili do të përfundoj në javën e dytë të dhjetorit.

Po ashtu në proces janë remontet e rregullta vjetore të njësive gjeneruese të dy termocentraleve TC Kosova A dhe TC Kosova B, të cilat ndihmojnë në operimin më të sigurt të tyre, dhe në realizimin e planeve të prodhimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)