26 Tetor 2021

KEK së shpejti edhe me impiante për trajtimin e të gjitha ujërave në TC-B

Prishtinë, 24 qershor - Në vazhdën e masave dhe aktiviteteve për zvogëlimin e ndikimit në mjedis të TC Kosova B-së, Korporatës Energjetike të Kosovës i është ofruar edhe një mundësi e mirë si përfitues i projektit për ndërtimin e 5 impianteve për trajtimin e të gjitha ujërave të shkarkuara industriale dhe atmosferike, projekt ky që ka një kosto prej rreth 9 milionë euro.  

“Duke falënderuar Bashkimin Evropian përmes Zyrës së saj në Prishtinë, në zonën tokësore të TC-B-së do të ndërtohen gjithsej 5 impiante për trajtimin e të gjitha ujërave teknologjike apo industriale siç i quajmë, duke mos lënë anash edhe ujërat e zeza dhe ato atmosferike”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli.

Ai ka treguar se cilat përfitime do t’i ketë KEK-u nga realizimi i këtij projekti.

“Me realizimin e këtij projekti pritet që të arrihen standardet evropiane mjedisore sa i përket lejimit të parametrave kimik dhe biologjik të ujërave të shkarkuara. Për më tepër, me këtë projekt synohet gjithashtu që trajtimi i këtyre ujërave të ripërdoret në ciklin e prodhimit, si në ftohjen e pajisjeve gjithashtu edhe në transportin hidraulik të hirit, me c’rast Korporata Energjetike e Kosovës do të kursej ujin nga Ujmani në vlerën deri në 15% në vit”, ka thënë Bucolli.

Me këtë pjese të projektit të përfunduar disa javë më parë, u përmbush faza e hartimit të dokumentacionit teknik dhe komercial për shpalljen e tenderit, nga ana e Zyrës së BE në Prishtinë.
 
Korporata Energjetike e Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen me investime, përmes të cilave do të mundësohet ruajtja e ambientit dhe punës më të mirë të stabilimenteve energjetike.

 

https://www.facebook.com/KEKINFO/videos/801650774074333

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)