18 Prill 2024

KEK modernizon Rrjetin e Shpërndarjes në Istog

Prishtinë, 23 prill - KEK ka vazhduar me përmirësimin e Rrjetit të Shpërndarjes përmes investimeve, duke vendosur infrastrukturën më moderne. Investimi më i fundit në vlerë prej 500 mijë eurosh është në Trafostacionin- TS 110/10 kV në Istog.

Ky investim do të ndikojë direkt që konsumatorët të kenë furnizim më kualitativ me energji elektrike, sikurse rritë besueshmërinë e furnizimit stabil si dhe  sigurinë e personelit të trafostacionit.

Vendosja e 17 kthinave të reja 10 (20) kilovoltëshe mundëson që operimi të mund të bëhet nga vendi, nga tabela komanduese dhe operimi në distancë nga Qendra Dispeçere. Kthinat e tensionit të lartë janë prodhim i kompanisë ABB dhe janë më modernet e llojit të vet.

Angazhimi i punëtorëve të KEK-ut, përkatësisht të Rrjetit të Shpërndarjes dhe Distriktit të Pejës në instalimin dhe mbarëvajtjen e punëve bëri që të kursehet një pjesë e konsiderueshme e parave.

Gjendja e mëhershme e këtyre kthinave nuk ishte aspak e mirë. Gjatë viteve të okupimit kishte ndodhur një avari me ç’rast ishin djegur një numër i madh i kthinave 20 kV-she (kilovoltëshe). Pushteti i atëhershëm nuk kishte bërë investime në objektet energjetike e poashtu as në këtë trafostacion.

Operimi në këtë trafostacion ka qenë i vështirësuar dhe me rrezik për personelin e trafostacionit. Për këtë arsye është bërë një investim në ndërrimin e kthinave të avarisura dhe lidhja e linjave në kthinat e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)