19 Prill 2024

KEK aprovon ndarjen e dividentes prej 10 milion euro për Qeverinë

Prishtinë, 17 shtator - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e sotme duke pasur objektivë zbatimin e ligjeve në fuqi, dhe vendimeve të Qeverisë si dhe ngritjen e performancës në prodhim dhe në fushën ambientale, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për korporatën.

Në këtë mbledhje, BPD ka aprovuar ndarjen e dividentit për aksionarin  dhe ri-alokimin e mjeteve konform vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në pajtim me ligjin për Buxhetin në vlerën prej 10 milion euro.

BPD mori vendim që menaxhmenti i KEK-sha të ndërmerr veprime konkrete për zbatimin me përpikëri të obligimeve që dalin nga Ligji nr; 05/L-044 për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.

BPD vuri në theks të veçantë implementimin e projekteve mjedisore rreth zonës së rrezikuar të Obiliqit dhe implementimin e përparësisë në punësime  ashtu siç parashihet më këtë ligj.

Në këtë drejtim BPD gjithashtu ka udhëzuar menaxhmentin e KEK sha. që edhe komuna e Fushë Kosovës si komunë e afektuar nga projektet e KEK-sha të përkrahet në aspektet e mbrojtjes së ambientit si dhe projekte të tjera në të mirë të Komunitetit.

BPD ka rekomanduar menaxhmentin që  të shikohet mundësia e shkurtimit të afatit kohor të shërbimit për sa i përket aktivitetit për sigurimin fizik.

Një ndër temat me rëndësi që u trajtua nga BPD në këtë takim ishte edhe gjendja pandemike në korporatë dhe respektimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Me këtë rast BPD u njoftuar se KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për implementimin e vendimit të Qeverisë, me ç’rast deri më tani korporata ka të vaksinuar  mbi 92% të punonjësve të saj dhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar edhe për punonjësit e tjerë.

Bazuar në përqindjen e lartë të vaksinimit të punëtorëve në korporatë, BPD ka vlerësuar lartë vullnetin e punonjësve të korporatës për gatishmërinë e  tyre për zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në veçanti, si dhe përgjigjen e punonjësve të KEK-sha në zbatimin e masave dhe vullnetin për vaksinim dhe zbatim të masave kundër pandemisë në përgjithësi.

Duke vlerësuar nevojën për plotësimin e vendeve të domosdoshme të punës  e me theks të veçantë në prodhim, BPD ka vendosur për fillimin e procedurave  përmes shpalljes publike për punësim konform Ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të brendshme që të njëjtat të plotësohen.

Pozitat e nevojshme janë ndarë në dy kategori, me shkollim të mesëm dhe superior, pozita këto që janë liruar për shkak të mungesës së punonjësve në prodhim, pasi që vetëm në 5 vitet e fundit janë pensionuar rreth 1000 punonjës.

Pas mbledhjes, BPD  ka vizituar edhe Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) ku për së afërmi është njoftuar me gjendjen aktuale të prodhimit. Gjatë kësaj vizite është diskutuar edhe për sfidat, objektivat dhe planet zhvillimore të minierës duke përfshirë edhe procesin e mëtutjeshëm të shpronësimeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)