19 Mars 2024

Java e fundit e tetorit do të vijoj me mot me intervale të gjata me diell

Prishtinë, 25 tetor - Në parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e fundit e muajit tetor do të vijoj me mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell.

Kjo situatë vije si rezultat i prezencës së fushave anticiklonike të cilat kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që ditën e hënë dhe të marte në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

IHK bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)