17 Gusht 2022

Japonia në krizë energjetike

Tokio, 27 qershor - Qeveria japoneze u ka bërë thirrje banorëve të Tokios dhe zonave përreth që të përdorin më pak rrymë të hënën, teksa është paralajmëruar se mund të ketë mungesa, meqë Japonia është duke u përballur me valë të të nxehtit.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë pret që kërkesa për rrymë të jetë jashtëzakonisht e madhe pasdite.

Sipas ministrisë, njerëzit duhet të ndalin dritat e panevojshme, por që të përdorin kondicionerin, për të parandaluar sulmet e të nxehtit.

Sektori i energjisë në Japoni është përballur me vështirësi pas një tërmeti që është regjistruar në rajonin verilindor në muajin mars, çka ka rezultuar me pezullim të punës në disa centrale bërthamore.

Tash e sa javë autoritetet kanë paralajmëruar për krizë energjetike, teksa rriten temperaturat.

Përgjatë fundjavës, temperaturat në qendër të Tokios kanë arritur në mbi 35 gradë Celsius, derisa qyteti Isesaki ka regjistruar temperaturë rekorde prej 40.2 gradësh Celsius.

Kjo njëherësh ka qenë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Japoni, në muajin qershor.

Qershori shënon fillimin e verës në Japoni, me temperatura që zakonisht janë nën 30 gradë Celsius. /REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)