26 Tetor 2021

Gjilani prezanton grantet për gratë ndërmarrëse në efiçiencë dhe teknologji

Gjilan, 26 maj - Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, ka mbajtur sot sesionin informues për grantin që është i dedikuar për mbështetjen e sektorit privat, konkretisht gratë në biznes, që për qëllim ka efiçiencën e energjisë, teknologjinë e avancuar dhe planifikimin e qëndrueshëm.

Kjo skemë e granteve financohet nga Fondacioni “Mileniumi i Kosovës” me bashkëfinancim nga Komuna e Gjilanit, ndërsa zbatohet në partneritet me organizatën gjermane “Help”.

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, ka konfirmuar gatishmërinë e Komunës së Gjilanit që gjatë këtij procesi sa është e hapur thirrja për aplikim, do të jenë asistues dhe mbështetës direkt të grave aplikuese në mënyrë që të ketë sa më shumë përfituese.

“Ne gjithmonë kemi qenë mbështetës të sektorit privat dhe të bërit biznes. Fal skemës së granteve dhe partneritetit të fuqishëm me organizatën gjermane “Help”, Komuna e Gjilanit është mbështetëse dhe në këtë aspekt dhe përpos bashkëfinancimit, do të jemi asistues dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë gra përfituese. Është koha e limituar për të dorëzuar aplikacionet prandaj inkurajojmë të gjitha gratë ndërmarrëse apo ato që planifikojnë të hyjnë në biznes që ta shfrytëzojnë maksimalisht kohën e mbetur për aplikim”, ka theksua Tahiri.

Ndërsa, Antigona Krasniqi, nga organizata gjermane “Help”, ka elaboruar në detaje grantin dhe mënyrën e aplikimit duke sçaruar në detaje mënyrën e aplikimit, përparësitë dhe domosdoshmëritë që ka gjatë aplikimit për grant dhe bashkëpjesëmarrjes.

“Grantet janë me pjesëmarrje financiare prej 15 për qind dhe kjo është vetëm për të garantuar qëndrueshmërinë e grantit. Vlera më e lartë e grantit është 3 mijë euro dhe varësisht nga nevojat tuaja mund aplikoni me vlerën e kërkuar. Aplikacionin dhe mënyrën e aplikimit e gjeni në linkun: https://help-kosovo.org/%C3%ABomen-in-energy-simple.../” ka thënë ajo.

Afati i fundit për aplikim në fushën e efiçiencës dhe teknologjisë është data 4 qershor 2021, deri në orën 22:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)