29 Mars 2024

Gjilani në gatishmëri të plotë në rast të përmbytjeve eventuale

Gjilan, 8 qershor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se tashmë ekipet e Njësitit të zjarrfikjes dhe shpëtimit janë në gatishmëri të plotë në rast të përmbytjeve eventuale.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur po ashtu se dje ekipet tjera komunale kanë pastruar shtretërit e lumenjve dhe përroskave në disa lokacione.

“Duke i parë paralajmërimet e ekspertëve lidhur me përmbytjet eventuale në Kosovë, Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet e ekipeve të zjarrfikjes dhe shpëtimit për t’i parandaluar përmbytjet eventuale”, ka deklaruar kreu i Komunës, Alban Hyseni. ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)