04 Dhjetor 2022

Garantimi i sigurisë energjetike, prioritet për vendet e Evropës jug-lindore

Athinë, 22 nëntor - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me ftesë të Ministrit grek për Energji dhe Mjedis, Kostas Skrekas ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athinë me temën: “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.

Në takimin ministror, krahas Ministres Rizvanolli dhe Ministrit Srekas kanë marrë pjesë; Ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, Ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, Ministri i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin si dhe Ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu. 

Gjatë takimit, Ministrat kanë diskutuar rreth shtrirjes e zgjerimit të lidhjeve të transmisionit, rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë në miksin e energjisë të vendeve të Evropës jug-lindore si dhe rritjes së efiçiencës së energjisë si një ndër hapat kyç në përballje me krizën energjetike evropiane.

Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.

Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë.


 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 15:00)