19 Prill 2024

Fillon ndërtimi i gazsjellësit "Nordstream", Rusi-Gjermani

Berlin, 7 prill - Ka fillluar nga puna ndërtimi i gazsjellësit mes Rusisë dhe Gjermanisë "Nordstream", i cili do të rrisë sigurinë e furnizimit energjetik të Evropës perëndimore në të ardhmen.

Agjencitë e lajmeve duke iu referuar gjigandit rus të energjisë, Gazprom, raportojnë se projekti disamiliardësh në Detin e Veriut ka filluar me vendosjen e tubacionit të parë.

Këtë javë është planifikuar edhe ceremonia e hapjes së punimeve. Parashikohet që projekti i gazsjellësit të kushtojë 7 miliardë euro.

Gazsjellësi Rusi-Gjermani do të jetë 1.220 km i gjatë dhe do të nisë nga Wyborgu rus për të mbërritur në bregdetin lindor gjerman në Greifswald.

Vendkalimet e tij do të jenë Rusia, Finlanda, Suedia, Danimarka, dhe Gjermania. Krahas Gazpromit në këtë projekt përfshihen edhe partnerë gjermanë të energjetikës si Eon-Ruhrgas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)