19 Prill 2024

Fillojnë përgatitjet për procesin e dekomisionimit të TC Kosova A

Prishtinë, 2 korrik - Sot në Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) është mbajtur takimi ndërinstitucional i përfaqësuesve të lartë të MEM, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Bankës Botërore,  USAID, KEK sh.a. dhe Sindikatës së KEK sh.a. lidhur me fillimin e përgatitjeve për procesin e Dekomisionimit të TC Kosova A.

Në këtë takim që është drejtuar nga Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka –Pula është vendosur krijimi i tri grupeve punuese që do të merren me trajtimin e procesit të Dekomisionimit të TC Kosova A, ndërsa është kërkuar që në këtë proces vëmendje e veçantë t’i kushtohet çështjeve sociale.

“Gjatë procesit përgatitor deri në fillimin e dekomisionimit të TC Kosova A, të bëhet kujdes i veçantë në trajtimin e çështjeve sociale, ashtu që efektet sociale që shoqërojnë procese të tilla të trajtohen sipas praktikave më të mira dhe më të suksesshme ndërkombëtare”, ka thënë Ministrja Pula.

Ajo tha se Qeveria do të mbështesë masa dhe programe adekuate që do të eliminojnë efektet negative sociale që mund të rezultojnë gjatë dekomisionimit të TC Kosova A, ndërsa mirëpritet kontributi i donatorëve.

Në këtë takim u vendos që:

1. Të institucionalizohet puna përgatitore për përgatitjen e procesit të dekomisionimit te TC Kosova A në përputhje me Strategjinë e Energjisë 2009-2018.

2. Për përgatitjen e procesit të dekomisionimit të TC Kosova A, brenda muajit korrik 2010 do të konstituohen tri grupe punuese si vijon:
(i)    Grupi punues për plotësimin e studimeve të nevojshme për dekomisionim, i kryesuar nga MEM,  dhe që do të ketë në përbërje MEF, KEK sh.a., MMPH, MPMS.
(ii)    Grupi punues për çështje sociale, i kryesuar nga MPMS, që do të ketë në përbërje edhe MEF, KEK sh.a., Sindikatën dhe MEM-in.
(iii)    Grupi punues për sigurimin e financimeve dhe kryerjen e dekomisionimit, i kryesuar nga MEF, që do të ketë në përbërje edhe KEK sh.a., MMPH, dhe MEM-in.

Në të tri grupet punuese janë të mirëpritur të marrin pjesë me statusin e anëtarit edhe Zyra e KE-së në Prishtinë, Banka Botërore dhe USAID.

Aktiviteti i tri grupeve punese do të koordinohet nga MEF si mbikëqyrëse  e ndërmarrjeve publike.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)