28 Mars 2024

Evropa ndalon përdorimin e llampave të zakonshme

Bruksel, 3 shtator - Komisioni i Bashkimit Evropian, duke filluar nga data 1 shtator 2012 gjatë një periudhe kohore që do të zgjasë 3 vjet kishte vendosur që të ndalojë përfundimisht përdorimin e llambave të zakonshme të cilat konsumojnë më shumë energji.

Vendimi ka hyrë dje në fuqi.

Së bashku me eliminimin e llambave të zakonshme vendin e tyre e kanë zënë ampulat e reja të cilat kursejnë energjinë.

Por llambat e reja kanë edhe një problem. Duke qenë se ato kanë përbërje merkuri në vend të dobisë sjellin më shumë dëme për ambientin.

Ampulat e kursimit të energjisë lejohet të kenë deri në 5 miligramë merkur por kjo lëndë edhe pse në sasi të vogla është shumë e dëmshme dhe toksike. Për këtë arsye llambat e reja ashtu si edhe bateritë duhet të hidhen veçantë nga mbeturinat e tjera.

Specialistët thonë se në rast se llambat e reja thyhen gjatë montimit atëherë, për shkak se ato përhapin gazra toksike, ambientet e brendshme duhen ajrosur menjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)