25 Tetor 2021

Europa dhe Azia Qendrore përballen me krizen energjetike

Bruksel, 18 mars - Pikëpamja për furnizimin kryesor me energji, ngrohjen dhe energjinë elektrike është vënë në pikëpyetje për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, pavarësisht nga roli dhe pozicionimi i fundit i Rusisë dhe Azisë Qendrore si një furnizues i madh e kryesor i Evropës Lindore ashtu dhe i asaj Perëndimore.

 

Në sajë  të një baze burimore thelbësore, rajoni si i tërë do të përballet me një krizë energjetike nëse investimet që arrijnë deri në 3 trilion dollarë nuk bëhen në 20 vitet e ardhshme, sikurse raportohet nga raporti i ri i Bankës Botërore “Drita të fikura? Situata Energjetike në Evropën Lindore dhe Ish Bashkimin Sovjetik” – raport, i cili u publikua sot.

“Kërkesa për energjinë primare në Evropë dhe Azinë Qendrore pritet të rritet me 50 për qind deri në 2030” tha Peter Thomson, Drejtor i Zhvillimit të Qendrueshëm në Bankën Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore,“ndërsa kerkesa për energji elektrike pritet të rritet me 90 për qind.”

“Përpara se të ndodhte kriza financiare botërore në 2008, Thomson shpjegoi se “një sërë vendesh importuese në rajon filluan të përjetonin vështirësi në lidhje me furnizimet. Kriza financiare ka ngadalësuar kërkesën për energji dhe ka krijuar një vend për të marrë frymë lirisht në mënyrë që t’i lejoje vendet të marrin masa për të lehtësuar ndikimin e krizës së mundshme energjetike. Por kjo mundësi do të ekzistojë për rreth pesë apo gjashtë vjet. Lehtësimi i veprimeve kërkohet si në anën e furnizimit, ashtu edhe në atë të plotësimit të kërkesës dhe pa një ndryshim të sjelljes, rajoni si i tërë mund të përballet me një krizë energjetike – duke kaluar nga të qenurit e një rrjeti eksportues i energjisë në një rrjet importues energjie deri në vitin 2030.


Tendencat energjetike reflektojnë tendencat ekonomike

Duke ndjekur ndarjen e Bashkimit Sovjetik, vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore përjetuan gjashtë vite te një situate dramatike të renies ekonomike, e ndjekur nga një rikuperim dinamik i ekonomisë, që mundësoi rajonin  të bëhej një nga më dinamikët në botë për sa i përket sfondit ekonomik. Kjo përformancë ekonomike u reflektua në sektorin energjetik të rajonit – rënia fillestare ekonomike u shoqërua nga një reduktim i thellë në prodhimin dhe konsumin e energjisë. Por me rikuperimin e ekonomisë në rajon, si prodhimi, ashtu dhe konsumi u rritën. Investimet, gjithsesi munguan, sidomos në aspektin e mirëmbajtjes dhe përmirësimit të aseteve energjetike , duke krijuar kështu perspektivën për një krizë energjetike.

Rajoni u godit më rëndë nga kriza botërore financiare që filloi në 2008, duke e ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kjo gjë krijoi një lloj hapësire, por kjo është veçse një interval i përkohshëm përpara se oferta energjetike të bëhet sërisht një shqetësim serioz. Në momentin që rritja ekonomike do të rimarrë veten sërisht, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me konsumin e energjisë.

Investimet e nevojshme për të shpëtuar nga kriza

Sipas këtij raporti, nëse prodhimi i energjisë do të mbahet në të njëjtat nivele ose do të rritet për të përballuar kërkesat e Evropës për energji, investime të mëdha janë të nevojshme. Nevojat e ardhshme për një zhvillim energjetik thelbësor nga viti 2010 deri në 2030 dhe janë përllogaritur që të kapin shumën prej pothuajse 1.3 trilion dollarë që të mund të sigurohet mundësia e furnizimit me naftë, gaz dhe qymyr. Për më tepër, infrastruktura e energjisë elektrike në rajon ka nevojë të madhe për përmirësim. Kapaciteti energjetik nuk ka pësuar rritje që nga vitet 1990 dhe njësitë prodhuese po vjetërohen. Investimet e nevojshme në  sektorin e infrastrukturës së energjisë elektrike në 20 apo 25 vitet e ardhshme arrijnë shifrën prej 1.5 trilion dollarësh, së bashku me një 500 miliard dollarësh të tjera, të nevojshme për furnizimin me ngrohje të qyteteve.

“Përkeqësimi i kapacitetit nuk ka arritur akoma në fazën e një krize shpërthyese”- tha Thomson – “për shkak të rënies së kërkesës përgjatë viteve 1990 dhe rënies së fundit të kërkesës lidhur me krizën finanziare. Por hapësirat kohore të nevojshme për ndërtimin kërkojnë disa vite dhe kjo përkthehet në një ndërhyrje që eshtë e nevojshme në këtë moment. Ky nivel investimesh – më shumë se 3 trilionë dollarë – nuk mund të ofrohet në këtë rajon vetëm nga sektori publik. Tërheqja e investitorëve në sektorin privat do të kërkojë ndryshimin e klimës së investimeve duke e bërë atë favorizuese për të tilla investime.”

Eficienca Energjetike – potencial i pashtershëm 

Të investosh në efikasitetin e energjisë bën të arrihen tre qëllime njëkohesisht dhe me një kosto te vetme: lëshim më i ulët i gazrave me efekt serë, siguri më e mirë energjetike dhe një rritje ekonomike më e qendrueshme.

Sipas raportit, nje dollar shtesë i investuar në efikasitetin e energjisë mund të shmangë me shumë se 2 dollarë në investimin në prodhim. Por ka edhe shumë potenicale qe mbeten të pashfrytëzuara për shkak të shumë pengesave në investimet në efikasitetin e energjisë, duke përfshirë këtu edhe çmimet e papërshtatshme të energjisë dhe mungesën e disiplinës në pagesat e faturave, një mungesë informacioni në teknologjitë më bashkëkohore, shumë pak kompani kontraktore dhe shërbimesh si dhe një sërë pengesash financiare.

Qeverite luajnë një rol madhor në efikasitetin e energjisë, jo vetëm duke lejuar tarifat e energjisë që të reflektojnë koston e mirëfilltë, por duke qenë edhe aktive në vendosjen dhe përditësimin e standardeve për eficiencën energjetike për shtëpitë, pajisjet dhe makinat, si dhe në aplikimin e këtyre standardeve. Raporti rekomandon se për të vendosur një shembull, qeveritë duhet të ndërmarin programe të eficiencës energjetike në sektorin publik, të informojnë publikun në lidhje me mundësitë e teknologjisë që ofron energji efikase dhe të ndërtojnë qytete me mjete transporti alternative.

Këndveshtrimi për të adresuar ndryshimet klimaterike

Sfida për këto vende që bëjnë përpara do të jetë të sigurojnë furnizime shtese të energjisë dhe kjo sa më shpejt dhe me një kosto minimale, ndërkohë e veprojnë në një metodë me një ambjet miqësor që shtrihet në limitet e rritjes së gazrave me efekt serë.

Sipas raportit, lëshimi i gazrave karbonike në krahasim me PBB në rajon është nga më të lartit në botë. Në vitin 2005, Rusia ishte vendi i tretë më i madh i lëshimit të dioksidit të karbonit në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Vendet anëtare të BE-së në rajon kanë filluar tashmë të prekin temën e ndryshimit klimaterik, të përmirësimit të eficiensës së energjisë, të zhvillimit të teknologjive për energjinë e rinovueshme dhe të shfrytezojnë financimin e karbonit. Vende të tjera në rajon do të përballen me një presion në rritje për ta arritur këtë dhe në një fazë shumë të shpejtë.

Gjithsesi, ka një mospërputhje midis përpjekjeve botërore për të ulur lëshimin e karbonit në ajër dhe strategjive kombëtare në rajon për energjinë përsa i përket 20 viteve të ardhshme. Politikëbërësit e rajonit dhe biznesmenët do të duhet t‘i rimendojnë këto strategji dhe të përfshihen seriozisht në përpjekjet botërore. Por kalimi në një ekonomi me karbon të ulur mund të jetë i kushtueshëm. Duke ulur financimin e karbonit, vendet në rajon mund të reduktojnë shenjat e tyre të karbonit dhe të tërheqin një kapital të konsiderueshëm për të rindërtuar infrastrukturën energjitike dhe bazën industriale duke përdorur teknologji efikase dhe më të pastra. Qeveritë duhet të sigurohen që politikat kombëtare dhe legjislacioni e lehtëson përdorimin e financimit të karbonit, nxitin modernizimin e shpejtë teknologjik dhe shtyjnë drejt nje revolucioni të orientuar nga energjia efikase.

Koha është flori

Raporti thekson faktin se për shkak të nevojës së madhe për investime dhe kohës së gjatë të pritjes së nevojshme për të zbatuar projekte në sektorin energjetik, vendet kanë nevojë të pozicionojnë veten e tyre për të kërkuar mbështetje financiare për një progres të tillë duke e bërë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pamundësia për të prezantuar një mjedis që mbështet investimet në këtë sektor do të përkthehet në një deficit në investime, të cilat mund të vënë në vështirësi aktivitetet ekonomike. Një deficit prej 10 për qind në ofertën e energjisë mund të çoje në një 1 qind ulje të rritjes ekonomike dhe një deficit më të madh që mund të rezultojë me pasoja edhe më të dëmshme.

“Banka Botërore është gati të ndihmojë vendet që të përmbushin nevojat e tyre për energji”- tha Thomson “duke i ndihmuar ato të krijojnë një klimë atraktive për investimet dhe duke i ndihmuar të sigurojnë akses të sigurtë për burimet e financimit, duke përfshirë këtu financimin e karbonit. Gjithsesi, vendet kanë nevojë të veprojnë me shpejtësi – koha është flori.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)