29 Mars 2024

Energjizohet linja 110 kV që lidhë Vushtrria 1 me Parkun Energjetik me Erë Selaci

Prishtinë, 27 korrik - Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka njoftuar qe sot planifikohet të energjizohet linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionin 110/35kV Vushtrria 1 me Parkun Energjetik me Erë Selaci.

Linja në fjalë me gjatësi prej 19.7 kilometrave, kalon në vendbanimet e Komunës së Vushtrrisë (Dobërllukë, Banjskë, Sllatinë, Pasomë dhe Gumnishtë) si dhe në vendbanimet e Komunës së Mitrovicës (Rashanë, Tërstenë dhe Bajgorë).

KOSTT lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)