25 Tetor 2021

Dyshime për suksesin e ndërtimit të TC “Kosova e re”

Prishtinë, 18 mars - Ekspertët e çështjeve ekonomike, kanë vlerësime të ndryshme, sa i përket ndërtimit të Termocentralit “Kosova e re”. Disa prej tyre, thonë se ky projekt është i vonuar. Por, disa të tjerë shfaqin bindjen se projekti, tashmë, do të fillojë të realizohet.

Vonesat e shkaktuara në procesin e parë të tenderit, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”, kanë ndikuar në largimin e investitorëve më serioz që ka pasur Kosova.


Ndërkohë, mosparaqitja e tyre në tenderin e dytë, është pasojë e ndryshimeve në projekt, thotë drejtori i Institutit për Studime të Avancuara, Shpend Ahmeti. Ai, shprehet skeptik se, procesi do të përmbyllet me sukses:

“Herën e parë kemi qenë të sigurt se procesi do të përfundojë me sukses. E kemi parë çfarë ka ndodhur, kështu që, tash, nuk do të më befasojë. Projekti i “Kosovës së re” është vonuar shumë, është në një periudhë të papërshtatshme për investime, është në një periudhë kur stabiliteti politik nuk është në nivelin e duhur dhe, të gjitha këto më bëjn skeptik që ky proces të përfundojë me sukses. Megjithatë, ka gjasa, nëse punohet në këtë drejtim”, thotë Ahmeti.

Edhe profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Hoxha, thotë se mosparaqitja e ofertuesve të parë, në rrethin e dytë të ofertimit, është pasojë e ndryshimeve në projekt dhe zvogëlimit të kapaciteteve të projektuara nga 2.100 në 500 plus 500 megavat orë energji.

Sipas tij, situatën e ndërlikon më tej përfshirja në projekt edhe e kapaciteteve ekzistuese.
“Prandaj, mendoj që duhet të hyhet pastër në një projekt dhe, në një investim që ka me qenë për Kosovën 500 plus 500 dhe aty të shikohen përpjesët dhe jo tash të krijohet përshtypja se u rrit përpjesa e interesit të Kosovës në saje të “Kosovës B”, d.m.th. prej një xhepi e kemi qitë në një xhep tjetër, asgjë nuk kemi fituar”, thotë Hoxha.

Eksperti i ekonomisë, Artan Nimani, thotë se Termocentrali “Kosova e re” është projekti më i madh i Kosovës, prandaj, Qeveria duhet të ketë shumë kujdes dhe të përcaktojë qartë edhe pjesëmarrjen në të. Pavarësisht zvarritjeve të deritashme, ai shpreh bindjen se, projekti tashmë do të fillojë të realizohet

“Zvarritjet e vazhdueshme për ndërtimin e këtij projekti, e kanë vënë në atë gjendje saqë edhe ne të dyshojmë në fleksibilitetin dhe punën e suksesshme. Por, nëse kemi për bazë dhe shohim ofertuesit që tashmë kemi në garë, lirisht mund të konstatojmë se mund të arrijmë sukses dhe shumë shpejt do ta kthejë Kosovën në një fuqi energjetike në rajon”, thekson Nimani.

Ndryshe, Komiteti Drejtues për Termocentralin, ka përzgjedhur, tashmë, katër konsorciume ndërkombëtare, për realizimin e projektit, nga gjashtë sa kishin shprehur interes.

Ato janë; Konsorciumi “Adani Power / PT Adani Global” nga India dhe Indonesia, konsorciumi “AES Electric ltd/Demir Export A.S” nga SHBA dhe Turqia, “Park Holding” nga Turqia dhe konsorciumi “PPC/” dhe “Contour Global LLP” nga Greqia dhe Britania e Madhe.

Sipas parashikimeve, deri në fund të prillit, Komiteti Drejtues, pritet të nxjerrë draftin e tenderit. Deri në korrik, do të përfundojnë të gjitha negociatat, kurse, konsorciumi më i mirë, do të përzgjidhet në shtator. Ndërkaq, ndërtimi i projektit pritet të fillojë në fillim të vitit 2011. 

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)