19 Prill 2024

Dy pushtete të papërgjegjshme po e lënë Prishtinën plotë me mbeturina!

Prishtinë, 18 korrik - Sot, më 18 korrik, përfaqësuesit e Pikave të Lëvizjes Vetëvendosje! nëpër lagjet e Prishtinës janë kontaktuar nga shumë qytetarë, të cilit shprehen të revoltuar për mosgrumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Ata u ankuan që  vendgrumbullimet e stërmbushura me mbeturina po shkaktojnë kundërmim të padurueshëm.

Pushteti komunal “i shqetësuar”, nëpërmjet një komunikate për medie, njoftoi mbrëmë qytetarët, se Kompania për Menaxhimin e Deponive (KMD), që menaxhohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e paska mbyllur deponinë e mbeturinave. Akti i mbylljes së deponisë së mbeturinave, u cilësua nga Komuna si akt i papërgjegjshëm.

Mirëpo sipas Vetëvendosje! qytetarët e Prishtinës nuk e kanë për obligim që të merren me relacionet e pushtetit lokal me atë qendror. Qytetarët duan dhe kanë nevojë për ambient të pastër, ndërsa komuna obligohet që të mbajë pastërtinë në Prishtinë.

Vetëvendosje!  thekson se po të ishin Kryetari Isa Mustafa dhe vartësit e tij me të vërtetë të shqetësuar rreth situatës së krijuar, atëherë do të duhej të ndërmerrnin hapa paraprak për të parandaluar mbylljen e deponisë së mbeturinave ose për të gjetur zgjidhje alternative. Është pushteti komunal ai që duhet të bëjë presion ndaj Qeverisë qendrore për të mos lejuar që qytetarëve në këto ditë vere t’u mbetën mbeturinat në prag të derës.

\"Mirëpo Isa Mustafa në vend të presionit ndaj Qeverisë së Hashim Thaçit për të krijuar kushte për një jetë më të dinjitetshme për qytetarët e Prishtinës, ka kohë që ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me Qeverinë Thaçi për t’ia zgjatur jetën kësaj të fundit.\"

Vetëvendosje!  v\'erson se dy pushtete të papërgjegjshme siç është ai i LDK-së në Prishtinë dhe ai i PDK-së në nivel qendror, në bashkëpunim po e lënë Prishtinën përplot mbeturina.

Për Lëvizjen Vetëvendosje! mosgrumbullimi i mbeturinave në Prishtinë është i papranueshëm ndërsa ky është veç edhe një rast që vërteton se si LDK nuk është e aftë që të qeverisë Prishtinën në shërbim të qytetarëve të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)