29 Mars 2024

Ditët e fundit të gushtit me diell, vranësira dhe reshje shiu

Prishtinë, 29 gusht - Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë,
.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)