20 Prill 2024

Çalik & Limak premton deri në 500 milionë euro investime

Prishtinë, 6 korrik - Privatizimi i KEDS-it është proces i drejtuar nga Qeveria, konform vendimit të Kuvendit për të kryer procedurat në mënyrë transparente, të hapur, konkurruese sipas standardeve ndërkombëtare, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

Këto komente Beqaj i bëri sot në takimin publik të Komitetit Qeveritar të Privatizimit të KEDS-it, ku Konzorciumi Çalik&Limak ka prezantuar strukturën e tij dhe planet e tij për investime në rrjetin e distribucionit në Kosovës.

“Çdo vendim i marrë lidhur me KEDS-in në KQP është vendim i plotë, i harmonizuar me votim unanim në fazën finale është verifikuar në Qeverinë e Kosovës, e cila pas shpalljes së ofertuesit të preferuar ka marrë qëndrim që të procedohet më tej me fituesin e preferuar dhe të hyhet në marrëdhënie negociatore për definimin e kontratës në mes të  KQP-së dhe Konzorciumit Çalik&Limak”, tha ai.

Duke komentuar krahasimet e këtij procesi me vendet e rajonit, kreu i MZHE-së tha se për dallim nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, Qeveria e Kosovës  nuk ka marrë obligime ndaj investitorit, ka lënë jashtë privatizimit 110 kV, borxhet mbeten pronë e KEK-ut, ndërsa punëtorëve pavarësisht afatit të kontratave, u janë garantuar vendet e punës për tri vitet e ardhshme.

Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse Qeveria konstaton se nuk respektohet kontrata nga ana e investitorit, do të ndërpresë kontratën dhe do të marrë në pronësi ndërmarrjen pa obligimet financiare.

Nga ana e tij, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, tha se kjo
Ministri në këtë proces është e angazhuar për të drejtat e punëtorëve, në veçanti për impaktin socio-ekonomik të tyre.

Sipas tij, ky ndryshim nuk do të ketë impakte negative, por përkundrazi do të ketë impakt pozitiv, fuqizim të ekonomisë familjare e punëtorëve nga aspekti financiar ngase punëtorët me kontrata afatshkurta do të kenë kontrata 3-vjeçare çka tregon përkushtimin e Qeverisë në këtë proces.

Më pas përfaqësuesi i Konzorciumit, Çalik&Limak Serhan Can ka prezantuar një historik të profilit dhe punës së realizuara nga kompanitë Çalik Holding dhe Limak dhe planet për KEDS-in gjatë 15 viteve të ardhshme.

Can ka premtuar deri në 500 milionë investime, nga të cilat 200 milionë në rrejtin aktual të shpërndarjes së energjisë, uljen vjetore të humbjeve për 3% dhe mbajtjen e burimeve njerëzore duke avancuar përgatitjet tyre përmes trajnimeve profesionale.

Çalik&Limak ka identifikuar si sfida humbjet jo- teknike, veriun e Kosovës, vjedhjen e energjisë, mungesën e matësve dhe shkallën e ulët e inkasimit, duke potencuar se qëllimi i tyre do të jetë zvogëlimi i humbjeve,  promovimi i efiçiencës, përmirësimi i furnizimit dhe tarifa sa më të ulta të energjisë.

Në fund të takimit, ministri Beqaj në cilësinë e drejtuesit të KQP-së dhe përfaqësuesi i KonzorciumitÇalik&Limak, i janë përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe sindikalistëve. 

Ndryshe pjesëmarrësit në takim shprehën befasinë dhe indinjatën me sjelljet e dy deputeteve të Vetëvendosjes, të cilat duke shfrytëzuar pjesëmarrjen në takim përhapën një erë kundërmuese me qëllim të pengimit të takimit por pa sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)