25 Prill 2024

Bullgaria mund të heqë dorë nga Centrali bërthamor “Belene”

Sofje, 20 mars - Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi shumë herë përpara mediave gjatë ditëve të fundit se, Bullgaria është në rrugë të heqë dorë nga ndërtimi i centralit të dytë elektrik atomik “Belene”.

Reaktori rus i prodhuar për centralin do të paguhet dhe do të instalohet si bllok i shtatë në centralin “Kozloduj”.

Kjo bëhet dy javë përpara se të skadojë afati, brenda cilit qeveria duhet të marrë një vendim për të ardhmen e projektit. Kështu lajmi se, Bullgaria heq dorë nga projekti “Belene” kaloi nëpër agjencitë botërore.

“Unë personalisht e dërgova ministrin e energjetikës Trajço Trajkov dhe zëvendëskryeministrin Simeon Djankov përpara një muaji në Moskë, që t’u thonë partnerëve rusë, se nuk do të ndërtojmë centralin “Belene”, ishin fjalët e kryeministrit, i cili shtoi se, “do të paguajmë reaktorin dhe do ta çojmë në centralin “Kozlloduj”.

Bojko Borisov nuk la pa theksuar faktin për herë të radhës se, për këtë projekt janë harxhuar 1.38 miliardë leva, “të taksapaguesve bullgarë”.

Kryeministri përsëri rikujtoi mungesën e arsyetim financiaro-ekonomik dhe diversifikimit, “me fjalë të tjera – të mos të jemi të varur vetëm nga rusët”. Kërkesa e Bullgarisë qe shqyrtuar dhe te takimi i parë i Borisovit me Putinin në Sofje.

“Mendoj se ai më kuptoi”, komentoi sot kryeministri. Për vit të tretë të radhës Bullgaria kërkon dhe investitorë të tjerë të përfshihen në ndërtimin e centralit, që të mos të jetë projekti, sipas fjalëve të Borosovit – “vetëm bullgaro-rus”.

Kompania ruse “Rosatom” tërhoqi ndaj projektit me nga 1 % pjesëmarrje dhe opsion për shtimin e kompanisë finlandeze “Fortumit” dhe të asaj franceze “Alltran”.

Ndërkohë në hapësirën publike u shfaq informata se, “Uestinghaus” amerikane mund të bëhet furnizuese të lëndës bërthamore, kurse fondi i investimit amerikan tregon interes ndaj anës financiare të projektit. Pavarësisht se deri tani firma nën marrëveshjen nuk ka, oferta është e mundshme.

Reagimi i palës ruse nuk u vonua. Kompania realizuese e projektit “Atomstrojprojekt” ndaloi punë në sheshin e centralit elektrik atomik “Belene” për shkak të “mospërcaktimit të qeverisë bullgare për të ardhmen e centralit”.

Erdhi dhe lajmi se, korpusi i reaktorit të parë prej 1000 megavat dhe nga brezi i ri “3+” tanimë është montuar dhe pajisja do të dërgohet në Bullgari në mesin e muajit prill. Bullgaria ka paguar tanimë dy të treta nga çmimi i tij.

Në fakt, ky është blloku i parë “i dytë”, i prodhuar për këtë centralë nga Rusia. Akoma gjatë viteve 80-të të shekullit të kaluar, kur qeveria socialiste vendosi të ndërtojë mega-projekt, reaktori i parë është transferuar në vend, por jo dhe i instaluar.

Gjatë gushtit të vitit 1991, tanimë në kohën e ndryshimeve demokratike, Bullgaria hoqi dorë nga ndërtimi i centralit të dytë atomik.

Sipas të dhënave të ndryshme, shuma e parave të investuara në projekt përpara mbylljes del në 1 miliardë dollarë. Vite të tëra me radhë reaktori qëndron në depot dhe mezi përpara 5 vjetëve është i blerë përsëri nga kompania ruse “Atomstrojeksport” dhe e instaluar në centralin atomik rus në Kaliningrad.

Ndërkohë qeveria e Lëvizjes Kombëtare Simeon i II-të rinovoi projektin, kurse gjatë vitit 2006 Bullgaria dhe Rusia nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene”.

Dy vjet më vonë kabineti Stanishev bëri një gërmim të dytë “të parë”. Që atëherë bisedimet janë në një vend, kurse çmimi i projektit arriti sipas llogarive ruse afro 6.4 miliardë euro.

Ideja për instalimin e reaktorit në vend në sheshin e Belenes, në centralin “Kozlloduj” ka si përkrahës, ashtu dhe kundërshtarë. Mbrojtësit e “Belenes” argumentohen se, Bullgaria ka nevojë nga kapacitete të reja, kurse elektroenergjia e prodhuar do të jetë me një çmim konkurrues.

Ata i akuzojnë lobistët e bllokut të shtatë në “Kozloduj” se, faktikisht punojnë për interesat e Rumanisë dhe të Turqisë. Sepse ndërtimi i reaktorit të ri në centralin e vjetër atomik do të harxhojë 10-15 vjet, kurse gjatë kësaj kohe shtetet tona fqinje do të ndërtojnë kapacitete të reja dhe do ta konkurrojnë Bullgarinë në tregun energjetik.

Sipas të emëruarit për ministër të ri të energjetikës, Deljan Dobrev, situata është e ndërlikuar, aq më shumë se, është nënshkruar marrëveshje pa u ditur çmimi i centralit “Belene”. Instalimi i reaktorit në “Kozloduj” është mundësi, por më e rëndësishme është diversifikimi i projektit, komenton ministri i ardhshëm energjetik.

Ekspertët energjetikë frikësohen se, gjatë refuzimit nga ana e Bullgarisë të ndërtojë centralë të re, zgjatja e ardhshme e jetës të reaktorëve të vjetër në centralin “Kozloduj” do të bëhet problematike, për shkak të faktit të thjesht se, fjalën e rëndë do ta kenë rusët për shkak të teknologjive ruse në central.

Por prapë së prapi, dera mbetet pak e hapur, sepse pritet analiza përfundimtare e projektit konsultativ HSBC – banka më e madhe evropiane, për rentabilitetin e centralit “Belene” – çmimi i korrentit të prodhuar dhe nëse në të ardhme në regjion do të ketë “uri” për elektricitet.

Pavarësisht nga ana kategorike e vet, kryeministri shtoi se, do të kërkohen mënyra që projekti të deversifikohet si pronë ose furnizim të lëndës, “që të mos të jetë i varur vendi ynë kaq nga rusët”.

Të gjitha këto janë shenja të drejtpërdrejta se, Bullgaria mbase do të kërkojë zgjatje të marrëveshjes, e cila përfundon më 31 mars të këtij viti, për marrjen e vendimit përfundimtar mbi projektin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)