26 Prill 2024

Bordi i KEK-ut merre disa vendime të rëndësishme për korporatën

Prishtinë, 24 qershor - Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e sotme duke pas si objektivë ngritjen e performancës, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësishme për korporatën.

Në këtë drejtim, me qëllim të ndryshimit të dinamikës së punës si dhe fuqizimit të proceseve në të cilat pritet të përballet korporata si në sferën e prodhimit po ashtu edhe në përmirësimin e fushës ambientale, ka vendosur si në vijim.

BPD ka marrë vendim për lirim nga detyra të u.d. zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv Enver Gashi  dhe ka shfuqizuar vendimin paraprak të caktimit të z. Gashi në këtë detyrë.

BPD dhe Komisioni i Auditimit (KA) gjithashtu kanë marrë vendime për ndryshime të kuadrove edhe në pozitat e Sekretarit të Korporatës dhe Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)