25 Tetor 2021

BERZH-i, BE dhe Austria e mbështesin efiçiencën e energjisë së gjelbër në Kosovë

Prishtinë, 28 qershor - Më shumë pronarë të shtëpive në Kosovë do të jenë në gjendje ta përmirësojnë efiçiencën e energjisë së shtëpive të tyre falë një linje të re të kredive që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH-i) po ia jep Agjencionit për Financim në Kosovë (AFK).

AFK-ja do t'u ofrojë financim klientëve të saj për investime në masat e efiçiencës së energjisë siç janë izolimi, dritaret, pompat termike dhe panelet solare. Pas zbatimit të suksesshëm, kredimarrësit do të kenë të drejtë që paratë t'u kthehen deri në 20 përqind të gjithsej investimit të tyre, falë financimit nga Bashkimi Evropian (BE-ja).

Kredia e re për AFK-në ofrohet në kuadër të Programit për Lehtësimin e Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), program ky në  vlerë prej 135 milion eurosh për Ballkanin Perëndimor që i mbështet zgjidhjet me energji efiçiente për një ekonomi më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Ky program mbështetet nga BE-ja, Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (KIBP) dhe Ministria Federale e Financave e Austrisë, ndërsa është pjesë e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë (PREE) për Ballkanin Perëndimor.

Neil Taylor, Shef i BERZH-it në Kosovë, tha: “Kosova është njëra nga vendet më energjinë më intensive në Evropë. Jemi të kënaqur që po e zgjerojmë programin GEFF këtu për t'u ndihmuar edhe më shumë familjeve që ta përmirësojnë efiçiencën e energjisë në shtëpitë e tyre dhe t'i ulin çmimet e faturave të tyre. Ky program i lehtësimit do ta mbështesë edhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal dhe do ta rrisë shkallën e ripërtëritjes së energjisë së gjelbër. Së bashku me partnerët tanë, BE-në, Austrinë dhe KIBP-në, ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit për ta reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e gazrave serrë”.

Vahdet Anadolli, Drejtor Ekzekutiv i AFK, tha: “Jemi shumë krenar për historinë tonë tetë vjeçare me projekte të përbashkëta dhe bashkëpunim të suksesshëm me BERZH. Gjatë kësaj periudhe AFK j’u ka shërbyer më shumë se 2000 përfituesve me 4.5 milion € në investime, duke dhënë këshu kontribut të rëndësishëm në kursimin e energjisë në Kosovë, në përputhje me objektivat tona sociale dhe të mbrojtjes së ambientit”.

Deri më tani, rreth 7,900 familje në Ballkanin Perëndimor e kanë përmirësuar efiçiencën e energjisë së tyre përmes programit GEFF, me investime në projekte që i kanë kontribuar një reduktimi të emetimit të CO2 prej më shumë se 11,000 tonë në vit, ekuivalent me largimin e 7,000 veturave nga rruga.

BERZH-i i ka investuar 528 milion euro që kur e ka filluar veprimtarinë në vitin 2012 në Kosovë. Prioritetet strategjike të Bankës në vend janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, mbështetja e zhvillimit të aftësisë konkurruese të sektorit privat dhe integrimi rajonal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2021

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-089 për deminimin Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim, mban aksion simbolik. (Para Fakultetit Ekonomik, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe formon grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Bëhet lasnimi i projektit “Përfshirja e grave në tryezën negociuese në Kosovë”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton vendimin e Qeverisë për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods”, formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trepçën, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet simpoziumi shkencor “Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 – 2021”. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të artit pamor për vitin 2020. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ora 13:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon lansimin e edicionit të tretë të Revistës ZA që prodhohet nga fondacioni me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për Gra, Paqe dhe Siguri. (Libraria Dukagjini në Sheshin “Nënë Tereza”, ora 18:00)