23 Tetor 2021

BE, Plane për rrjetin e energjisë së ripërtëritshme

Bruksel, 29 mars - Bashkimi Evropian ndodhet në prag të një revolucioni të gjelbër. Aktualisht vendet e grupit prodhojnë nga burime të gjelbra më pak se 10 për qind të energjisë që shfrytëzojnë, pjesa tjetër qoftë e importuar ose e prodhuar në Evropë, vjen nga hidrokarburet.

 

Por Bashkimi është zotuar që brenda një periudhe 10 vjeçare të dyfishojë sasinë e energjisë të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme. Aktualisht përpjekjet janë përqëndruar në ndërtimin e infrastrukturës për këtë projekt:

Fuqia e valëve, era dhe dielli janë 3 burime natyrore që Bashkimi Evropian shpreson t’i shfrytëzojë për të krijuar energji të ripërtëritshme. Në vitin 2007, Komisioni Evropian doli me idenë e një zhvendosjeje të burimeve energjetike nga hidrokarburet tek energjia e ripërtëritshme, si era dhe biokarburet brenda vitit 2020. Tani po hartohen plane për ta përçuar këtë energji në të gjithë kontinentit.

 

Në bazë të propozimit të ri, do të ndërtohet një super-rrjet për të përçuar energjinë nga pikat ku prodhohet deri tek konsumatori. Ideja është që të ketë prodhim të pandërprerë nga burime të ripërtëritshme, pavarësisht nga kushtet e motit. Pra nëse deti i Irlandës qëllon që të jetë i qetë për një periudhë kohe, konsumatorët britanikë do të marrin energji nga një prodhues në një zonë ku deti është i trazuar.

“Nuk ka shumë rëndësi se çfarë mund të prodhojë një turbinë e vetme ere. Nëse nuk fryn erë në një vend, shfrytëzohet era që fryn diku tjetër, nëse nuk është shumë larg. Prandaj na duhet një rrjet i madh, për të shfrytëzuar sa më shumë energjinë e burimeve të ripërtëritshme si era. Prandaj na duhet kjo infrastrukturë e re.”

 

Sipas llogaritjeve, projekti do të kushtojë rreth 40 miliardë dollarë. Rrjeti i ri do të përbëhet nga kabllo të përçimit direk të energjisë nga pikat e prodhimit në zonat e populluara urbane të Evropës, në mënyrë që të reduktohen sa më shumë humbjet.

“Aktualisht është thjesht një vizion lidhur me drejtimin që duhet të marrim për të prodhuar në të ardhmen energjinë tonë. Ne importojmë tani më shumë se gjysmën e energjisë që na nevojitet. Burimet hidrokarbure po pakësohen, kështu që pas pak vjetësh do të na mbeten vetëm burimet e ripërtëritshme për të shfrytëzuar. Duhet të krijojmë mënyra për ta përçuar këtë energji përmes kufijve. Për transportin e mallrave nevojiten rrugë e kamionë. Për energjinë nevojitet rrjeti.”

 

Projekti ka marrë mbështetje edhe nga organizata ambjentaliste Greenepeace, e cila e shikon këtë rrjet si parakusht të domosdoshëm të kalimit në energjinë e ripërtëritshme. Rrjeti do të ndërtohet me bashkëpunim nga 9 vende: Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, Luksenburgu, Danimarka, Suedia, Irlanda dhe Britania.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021 - Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku do të vizitojnë Kinemanë e parë të Prizrenit, ku ka filluar projekti i restaurimit të kësaj ndërtese. (Objekti i kinemasë së vjetër të Prizrenit në afërsi të zyreve të shoqatës Esnaf, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)