29 Mars 2024

BE konfirmon mbështetjen për sektorin e energjisë në Kosovës

Prishtinë, 18 prill - Shefi i Zyrës së Bashkësisë Ervopain në Kosovë Samuel Zhbogar sot vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Në vizitën e parë të tij në KEK, Zhbogar pati mundësi të marrë informata të dorës së parë mbi situatën në fushën e prodhimit të energjisë në Kosovë dhe ishte një mundësi që të vizitonte Kosovën A. 

Shefi i Zyrës së BE-së/ Samuel Zhbogar theksoi së është i impresionuar me përpjekjet e bëra nga KEK-u dhe punëtorët e kësaj kompanie që tu ofrojnë qytetarëve të Kosovës furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Sigurisht se kjo sipas tij nuk është një detyrë e lehtë dhe ende ka shumë vend për përmirësim.

\"Një ndër to është edhe aspekti mjedisor dhe obligimi për të plotësuar standardet e BE-së për emetimet deri në vitin 2017, si dhe ndërtimi i kapacitetit të ri prodhues sa më parë që të jetë e mundur.\"

Zhbogar ka thënë se BE do të mbështesë Kosovën në përmbushjen obligimeve të saj dhe në zbatimin e standardeve të BE-së që janë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe si të tilla duhen zbatuar edhe në Kosovë.

Përkushtimi për zbatimin e standardeve të BE-së dhe për mbylljen e Kosovës A deri më 2017 është i paraqitur në mënyrë të qartë edhe në strategjinë kosovare të energjisë.

Komisioni Evropian, në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të organizojnë një konferencë të donatorëve në vjeshtën e vitit 2012, e cila do të siguron mbështetje për sektorin e energjisë në Kosovë.

Zotimet dhe mbështetja financiare për sektorin e energjisë do të varen në masë të madhe nga ajo se sa i plotëson Kosova standardet e BE-së për energjinë, në radhë të parë nga mbyllja e Kosovës A.

BE i ka dhënë KEK-ut mbi 400 milionë euro mbështetje financiare nga viti 1999. Përveç kësaj, BE ka mbështetur projekte të ndryshme në fushën e efikasitetit të energjisë. Në vitin 2010, BE financojë tri projekte për të përkrahur realizimin e planit për efikasitetin e energjisë në Kosovë. 

Projekti i parë ishte për aplikimin e masave për efikasitetin e energjisë në pesë objekte publike në Prishtinë, Gjakovë dhe Gjilan. Projekti i dytë kishte të bënte me trajnimin dhe certifikimin e auditorëve të energjisë. I treti ishte për një fushatë të vetëdijesimit publik e cila kishte për qëllim rritjen e vetëdijesimit për efikasitetin e energjisë, për burimet e përtëritshme të energjisë dhe për mënyrën se si ato sigurojnë një furnizim më të përballueshëm me energji, duke e mbrojtur në të njëjtë kohë mjedisin.

BE ka ndarë 13.8 milionë euro për përmirësimin e shërbimeve të ngrohjes qendrore për qytetarët e Prishtinës. Ky projekt do të rris efikasitetin e sistemit të përgjithshëm të energjisë sepse ai do të përdor nxehtësinë e liruar nga termocentrali Kosova B.

Në përgjithësi, qytetarët e Prishtinës do të kenë shërbime më të mira të ngrohjes, e cila pastaj do të ulë shpenzimin e energjisë për ngrohje dhe do të lë në dispozicion më shumë energji për furnizimin e rajoneve të tjera të Kosovës.

Përveç kësaj, BE po ashtu është duke planifikuar që përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të zgjerojë mbështetjen për subvencionimin e skemës së kredisë për NVM-të për efikasitetin e energjisë.

Të gjitha këto projekte paraqesin vazhdimin e një mbështetjeje më të gjerë të BE-së për reformat energjetike në Kosovë. BE ka investuar në të kaluarën dhe do të vazhdojë të investojë edhe në të ardhmen në zhvillimin e një politike më të pastër dhe më të qëndrueshme energjetike në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)