19 Prill 2024

Banorët e Orllanit në aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava”

Orllan, 28 gusht - Organizata Jo Qeveritare “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" (SDK) së bashku me banorët e Orllanit organizon Aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan.

OJQ SDK vazhdimisht ka organizuar aktivitete vullnetare në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht lumenjve që përshkojnë zonën e Orllanit.

Fokusi do të jetë në Liqenin Batllava, duke pastruar sipërfaqen përrethë Liqenit , si dhe pastrime nga mbeturinat brenda Liqenit duke përdorur barkat.  

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional ne përmirësimin e gjendjes për mjedis te shëndetshëm” projekt ky i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe iplementohet nga OJQ SDK .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)