23 Prill 2024

Avokati i Popullit reagon për mbylljen e deponive të mbeturinave

Prishtinë, 18 korrik - Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, shpreh shqetësimin e tij, lidhur me situatën mjedisore të krijuar pas mbylljes së deponive të mbeturinave nëpër komuna, të cilat menaxhohen nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK).

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka hetuar mënyrën e menaxhimit të këtyre deponive  nga KMDK-ja dhe ka tërhequr vëmendjen e institucioneve përkatëse dhe të opinionit publik lidhur me përshkallëzimin e problemeve në administrimin e tyre. Gjendja është përkeqësuar ndjeshëm pasi në orët e para të datës 17 korrik 2012, deponitë e menaxhuara nga KMDK janë mbyllur plotësisht.

Duke pasur parsysh situatën e krijuar nga keqadministrimi i mbeturinave, si dhe ndikimin e tyre në ndotjen mjedisore, rrezikun nga dëmtimet, eksplodimet dhe zjarri, e aq më tepër rrezikun e drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, Avokati i Popullit, i vlerëson të papërgjegjshme sjelljet e autoriteteve kompetente të nivelit lokal dhe qendror.

Duke marrë parasysh dështimin e mekanizmave përgjegjës në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore për administrimin dhe trajtimin e mbeturinave, si dhe me qëllim të tejkalimit të situatës, Avokati i Popullit fton Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për hapjen e deponive, evitimin dhe sanimin e situatës së krijuar. Gjithashtu fton prokurorinë dhe gjykatën për marrjen në përgjegjësi ligjore të të gjithë individëve dhe institucioneve përgjegjëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)