20 Prill 2024

AMMK: KEK vazhdon të mos respektoj rregullat kundër ndotjes së ajrit

Prishtinë, 27 prill - Agjencionia për Mbrojtjen e Ambientit të Kosovës (AMMK) ka bërë të ditur se matjet më të reja dëshmojnë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po vazhdon që të mos respektoj rregullat vendore dhe ato ndërkombëtare kundër ndotjes së ajrit.

Sipas këtyre matjeve të bëra nga vet kjo korporatë dëshmohet se termocentralet e KEK-ut, edhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë duke vazhduar me ndotje përtej standardeve të lejuar.

"Gjendja vazhdon që të jetë shqetësuese për shkak të emisioneve ndotëse me pluhur, SO2 dhe NOx nga Termocentralet   A dhe B", tha Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit për Mbrojtjen e Ambientit të Kosovës (AMMK).

Në TC A gjatë muajit Janar dhe Shkurt ka pasur tejkalime të emisioneve të pluhurit deri në 12 herë, kurse gjatë muajit Mars është rritur edhe në 14 herë më shumë në krahasim me standardet e lejuara, përderisa në TC B ka pasur tejkalime të emisioneve të pluhurit deri në  6 herë.

Ndërkohë në TC A matjet tregojnë se ka tejkalime për SO2 deri në 1.5 herë nga standardet e lejuara përderisa vërehet rritje e kësaj ndotjeje nga muaji Janar deri në muajin Mars.

Ndërsa në TC B gjendja është edhe më e keqe, meqë në muajin Mars tejkalimi i SO2 është mbi 2 herë më i madh.

Ndërsa sa i përket emisioneve ndotëse me NOx në TC A, ato tejkalojnë 1 herë më shumë në krahasim me standardet e lejuara, përderisa në TC B tejkalimi i ndotjes arrin në 1.5 herë në krahasim me standardet e lejuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)