25 Tetor 2021

Akullnajat në prag të zhdukjes

Otava, 3 maj - Akullnajat e botës në male po shkrihen më shpejt sesa menduan shkencëtarët. Që nga viti 2015, akullnajat kanë humbur gati 300 miliardë tonë akull në vit.

Nëse kjo shkrirje vazhdon, shumë akullnaja mund të zhduken nga mesi i shekullit, sipas një studimi të ri të gjerë të transmetuar nga Wired.

Shkencëtarët nga Kanadaja, Franca, Zvicra dhe Norvegjia kanë mbledhur imazhe satelitore të bëra nga një aparat fotografik special nga sateliti Terra i NASA-s për 20 vjet.

Pajisja, e quajtur ASTER (Radiometër i avancuar hapësinor termik i emetimit dhe reflektimit), ka fotografuar më shumë se 210,000 akullnaja në të gjithë botën, me dy lente të veçanta për të marrë një pamje tredimensionale të tipareve të sipërfaqes.

Studimi përjashtoi shtresat masive të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë, të cilat po studiohen nga ekipe të tjera shkencore.

Një analizë e re, e sapo botuar në revistën Nature, zbuloi se midis viteve 2000 dhe 2004, akullnajat humbën 227 miliardë tonë akull në vit.

Shkalla u rrit në 298 miliardë tonë në vit nga 2015 në 2019, gjë që autorët e studimit i atribuojnë temperaturave më të larta dhe reshjeve.

Uji i tretur lëviz nga lumenjtë në oqeane dhe përbën rreth një të pestën e ngritjes së vëzhguar të nivelit të detit gjatë 20 viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)