19 Prill 2024

AAK do të jetë pjesë e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 23 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë aksionin e nesërm, që shtrihet në mbarë vendin, me moton “Ta pastrojmë Kosovën”.

AAK, me vullnetarët e saj, anëtarë e simpatizantë, do të jetë prezente në mbarë vendin, në mbështetje të këtij aksioni.

AAK konsideron se me këtë iniciativë, Kosova do të jetë pjesë e mbarë botës së civilizuar, e nismave të tilla në mbarë globin, për një ambient të pastër, që është edhe parakusht i një jete të shëndoshë për njerëzit dhe tregues i vetëdijes qytetare të tyre.

AAK fton të gjithë qytetarët e vendit që të jenë pjesë e kësaj nisme, duke pastruar ambientin e tyre që nga lagjja dhe komuniteti pjesë e të cilit janë.

Përderisa Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës obligohen që përmes strategjive, respektivisht ligjeve, të bëjnë mbrojtjen, ripërtëritjen e resurseve natyrore, është përgjegjësi individuale e secilit qytetar të Kosovës që të angazhohet në ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit.

Kjo do të bëjë që Kosova të përmirësojë peizazhin estetik të saj dhe, në fund të fundit, kemi vetëm një tokë dhe kemi obligim ta ruajmë për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Aq më shumë, kjo bëhet alarmante, kur në mënyrën më të egër, po degradohet toka, pa plan e pa kurrfarë vizioni, në kuadër të anarkisë së plotë që kjo qeveri e ka toleruar në vendin tonë.

Andaj, Kosovën, nga mbeturinat dhe nga kaosi, sot për sot mund ta shpëtojnë vetëm qytetarët e saj dhe iniciativat e tilla, si kjo “Ta pastrojmë Kosovën”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)