18 Tetor 2021

Zyra e Kryeministrit fton të interesuarit të aplikojnë në konkursin për OSHP-në

Prishtinë, 26 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës ka ftuar qytetarët t'i bashkohen qëllimit të përbashkët për udhëheqje të bazuar në meritokraci.

Zbrazëtitë e mungesat në pozita udhëheqëse të institucioneve duhet të plotësohen me profesionistë të kualifikuar e të përgjegjshëm.

Zyra e Kryeministrit, fton të gjithë të interesuarit/at, me kualifikimet e nevojshme, që të aplikojnë në konkursin e shpallur për përzgjedhjen e kryetarit dhe dy (2) anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimi i kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces, do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe që me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim.  

Do të konsiderohet gjithashtu se është dhënë pëlqimi për Projektin e Ambasadës Britanike për përkrahje të Rekrutimeve të Pavarura për t'u qasur në dokumente të dorëzuara në zarfin e aplikimit, me ç'rast informatat e tilla do të fshihen përgjithmonë pasi të ketë përfunduar vlerësimi.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit/at nga komunitetet jo-shumicë, gratë dhe të interesuarit/at e tjerë që të aplikojnë në këtë konkurs.  

Afati i konkursit është i hapur nga data 26 maj 2021 deri më 9 qershor 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)