20 Prill 2024

Zvogëlohet numri i bizneseve të regjistruara

Prishtinë, 14 gusht - Numri i bizneseve të reja të regjistruara në tremujorin e dytë të vitit 2010 është 1997 sosh, që është për 13.5 për qind më pak se tremujorin e parë të vitit.

Enti i Statistikës të Kosovës (ESK) ka përgatitur publikimin “Repertori statistikor mbi ndërmarrjet në Kosovë T2 2010”, mbi bizneset e regjistruara dhe të riregjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Enti i Statistikës së Kosovës (ESK), gjegjësisht sektori i regjistrit statistikor të bizneseve, në bazë të burimeve administrative të cilat i merr në baza mujore nga ana e ARBK-së dhe Administrata Tatimore e Kosovës, azhurnon dhe mirëmban regjistrin statistikor të bizneseve, i cili i shërben për kryerjen dhe përcjelljen e aktiviteteve dhe hulumtimeve të rregullta statistikore.

Në kuadër të punëve të rregullta të sektorit bëjnë pjesë azhurnimi i numrit identifikues të biznesit, shifrës së veprimtarisë kryesore të biznesit si dhe freskimi dhe rifreskimi me të dhëna të reja adresore dhe identifikuese të biznesit, të cilat i marrim nga burime të ndryshme, qoftë administrative apo përmes hulumtimeve tona statistikore.

Gjatë tremujorit të dytë 2010 numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1997 sosh, ndërsa në tremujorin e parë 2010 ka qenë 2267, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 270 ndërmarrje, shprehur në përqindje vërehet një rënie prej 13.5% krahasuar me tremujorin paraprak.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara në tremujorin e dytë të vitit 2010 janë: tregtia me 758 ndërmarrje (37.9%), hotelet dhe restorantet me 247 (12.3%), industria përpunuese 199 (9.9%), ndërtimtaria me 181 (9%), transporti dhe telekomunikacioni me 167 (8.3%), aktivitet tjera shoqërore dhe personale 159 (7.9%), pastaj pasuria e patundshme dhe dhënia me qira me 132 (6.6%) për deri sa aktivitetet tjera përfshijnë pjesën tjetër të mbetur.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 1944 ndërmarrje apo 97.3% të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 41 sosh (2.1%), ndërsa kategoritë tjera përfshijnë pjesën tjetër të mbetur apo edhe nuk marrin pjesë fare.


Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në tremujorin e dytë të vitit 2010 mbizotëron Prishtina me 528 sosh (shprehur në përqindje 26.4%), pastaj Prizreni me 194 (9.7%), Gjilani me 173 (8,6%), Ferizaj me 144 (7.2%), Peja dhe Gjakova me nga 111 sosh (me nga 5.5%) si dhe komunat tjera që kanë numër më të vogël, apo përbëjnë me pak se 5% të ndërmarrjeve të reja të riregjistruara gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010.

Prej ndërmarrjeve të reja vetëm 1.55 për qind janë kapital i huaj. Gjatë këtij tremujori ndërkaq janë shuar 331 biznese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)