29 Mars 2024

William Walker jep dorëheqje nga kryetari i bordit të AUK-it

Prishtinë, 26 nëntor - Universiteti Amerikan në Kosovë njofton se Ambasadori William Walker, kryetar i Bordit Udhëheqës të këtij universiteti ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në një letër dërguar këtij bordi i cili mbajti takimin e rregullt në Washington me 21 nëntor.

Ambasadori Walker shpjegoi se “AUK si rregull të punës për anëtarët e bordit ka që nëse ndonjëri anëtar i Bordit bëhet pjesë aktive politikës partiake, ata duhet të tërhiqen nga Bordi. Unë jam cituar në media se përkrah disa kandidatë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë dhe dua që ti shpreh mendimet e mia lirshëm ,kështu që me keqardhje të madhe duhet të jap dorëheqje nga pozita e Udhëheqësit të Bordit të AUK-së, tha ai”.

Bordi i AUK-së falënderoi Ambasadorin Walker për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj këtij universitetit dhe ka zgjedhur atë në mënyrë unanime si Kryetar Nderi.

Presidenti i AUK-së Chris Hall tha me këtë rast se “William Walker gjithmonë ka qenë i sinqertë në vendimet e tij. Ambasadori Walker dëshiron të flasë lirshëm rreth çështjeve të ndryshme politike dhe AUK duhet të vazhdojë të jetë një institucion  jo- politik, prandaj ai po merr një veprim të drejt duke dhënë dorëheqje nga Bordi. Por unë padyshim se do ta ndiej mungesën e këshillave dhe udhëheqjes së tij dhe e di se ai do të vazhdojë të përkrah AUK-në dhe shumë miq të tij në këtë universitet.”

Nënkryetari i deritashëm i Bordit të AUK, z. Richard Lukaj do të jetë në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Bordit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri i cili pritet të zgjidhet në fillim të viti të ardhshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)