25 Prill 2024

Vetëvendosje në përkrahje të protestes së punëtorëve

Prishtinë, 1 maj - Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë të ditur se përkrah plotësisht punëtorët e Kosovës në protestën e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës më 1 Maj.

Janë punëtorët e Kosovës ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në krijimin e pasurisë së vendit, të cilën e gëzojmë të gjithë.

Ndërkohë që dipsd Vetëvendosjes janë pikërisht këta punëtorë, minatorë, arsimtarë, mjek, shërbyes civil e pensionist të cilët sot janë hedhur në fund të ngrehinës sonë shoqërore, së bashku me studentët e bujqit, të lënë pa mbështetje e pa perspektivë, duke mos pasur mundësi që ta sigurojnë madje as bukën e gojës.

“Përditë fyhen dhe lëndohen nga rritja e vazhdueshme dhe e paprekshme e pasurisë së politikanëve dhe tregtarëve që mbështeten dhe i mbështesin ata, përditë dëgjojnë se si po u dashka të presin edhe pak sepse për një kohë të shkurtër do t’u vijë mirëqenia dhe dinjiteti nëse e kanë durimin dhe tregohen të urtë. E ajo nuk erdhi kurrë, dhe nuk shihet të vijë as nesër”, është shprehur Komiteti i kësaj lëvizjeje.

Standardi jetësor në të cilin sipas Vetëvendosjes na kanë katandisur me privatizim, mos subvencionim të ekonomisë, hapje të pakontrolluar të tregut, pastaj me mos mbrojtje shtetërore të së drejtës për punë, dhe kushteve të punës, tatime për të varfërit më shumë se për të pasurit, po e rikuptimëson fjalën mjerim.

Në këtë drejtim sipas tyre durimi është shumë i dëmshëm, për shkak se ai është durim i mjerimit në të gjitha kuptimet e tij. “E mjerimi, siç e kemi mësuar nga Migjeni, është kafshatë që nuk kapërdihet. Pra është gjendje që nuk durohet. Dhe nuk duhet të durohet”, kanë thënë udhëhëqes të komitetit të Vetëndosjes.

Punëtorët kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre. Qeveria e Kosovës vazhdon ta nëpërkëmb interesin tonë kolektiv duke i shërbyer interesave të veçanta të krerëve politik, dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

“Sa kohë që mbesim të nënshtruar ndaj politikave të tilla, ne vazhdimisht do të varfërohemi dhe do të përdhosemi. Kështu si jemi të ulur e kanë të lehtë të na shkelin. Prandaj duhet të ngritemi. Duhet të ngritemi të gjithë: punëtorë, bujq, minatorë, arsimtarë, mjek, shërbyes civil, policë e doganierë, pensionistë e të papunë; të gjithë për atë që na takon, për të drejtën tonë të jetojmë të lirë nga shtrëngimet, të barabartë me të tjerët, dhe të mbrojtur në punë. Kjo na bën të dinjitetshëm, duke na e ngritur mirëqenien, dhe duke na zhvilluar si të tjerët”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)