29 Mars 2024

Vendet ballkanike të fundit do të dalin nga kriza

Londër, 3 shtator - Kriza globale ekonomike më vonë i përfshiu vendet ballkanike, të cilat tani të fundit dhe ngadalë dalin nga ajo, shkruan gazeta “Financial Times” e Londrës.

Njëri nga ekspertët për ekonomi evropiane, i cili për gazetën bëri të ditur se shtetet ballkanike, për dallim nga Evropa Qendrore, e cila është më ngushtë e lidhur me Gjermaninë, më shumë varen nga Greqia dhe Italia, drejtpërdrejt në marrëdhëniet tregtare, po ashtu edhe në mënyrë të tërthortë përmes pronësisë së tyre të bankave.

Ekonomia e Britanisë së Madhe është më e mirë nga ajo e Amerikës, edhe indikatorët ekonomikë janë shumë të mirë për Poloninë, Turqinë dhe Rusisë, ndonëse ekonomia e vendit ndjen pasojat e thatësirave të paradokohshme dhe zjarrit.

Rritja ekonomike në vendet e BE-së është rritur dukshëm në periudhën tremujore deri në qershor, përderisa shifrat më të reja, tregojnë se papunësia në BE nuk është rritur prej muajit shkurt, ndonëse ajo mbetet në nivel të lartë prej thuajse 10 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)