19 Gusht 2022

USAID, studim për mjedisin afarist dhe agrikulturën në Kosovë

Prishtinë, 24 qershor - Kjo ngjarje, e sponsorizuar nga Agjencioni i SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do t’iu mundësojë pjesëmarrësve të diskutojnë lidhur me rezultatet dhe rekomandimet e dala nga dy studime të gjera që vlerësojnë mjedisin afarist dhe sektorin e agrikulturës në Kosovë.

Studimi agrikulturor është bërë për të vlerësuar mjedisin afarist dhe shoqërohet nga Startegjia për Mundësitë Agrikulturore, e cila përdor modelin sasior për të përcaktuar kombinimin më të mirë të të lashtave për Kosovën, ashtu që të rriten të ardhurat agrikulturore. Kjo metodë poashtu përshkruan llojet e investimeve që duhet të bëhen për të shfrytëzuar përparësitë që ka Kosova.

Studimi i Mjedisit Afarist adreson komponente specifike rregullative, prania dhe mungesa  e të cilave jep një pasqyrë për zhvillimin komercial të vendit. Duke identifikuar zbrazëtirat mes ligjit dhe implementimit, ky vlerësim iu ndihmon qeverive, donatorëve, sektorit privat, dhe shoqërisë civile, që të ndërtojnë ligje të cilat i adresojnë këto zbrazëtira. Ai poashtu rekomandon projekte për ndërtimin e kapaciteteve të cilat nxisin reforma komerciale.

Tryeza e rrumbullakët do të mundësojë një forum për diskutimin e rezultateve të këtyre studimeve; do të paraqesë projekte të mundshme për të ardhmen; do të theksojë reformat ekonomike të bazuara në treg; dhe do të ofrojë mundësi për rrjetëzimin e sektorit publik dhe atij privat.

Ambasadori i SHBA-bve, Christopher Dell, do t’iu drejtohet pjesëmarrësve në një “Diskutim  për Reformën Institucionale për Agrobisnes dhe Mjedis Aafarist – Rekomandimet për Kosovën”.

Ky projekt i USAID-it është një aktivitet katërvjeçar i menduar për të stimuluar ekonominë e Kosovës duke rritur aftësinë konkurruese të bizneseve private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)