18 Prill 2024

USAID sot përuron stacionin e Pompave të Ujit në Konjuh

Prishtinë, 9 nëntor - Azza El Abd, zëvendës Drejtore e USAID-it do të përurojë Stacionin e Pompave të Ujit në fshatin Konjuh të Lipjanit.
Projekti që do të përurohet është pjesë ë Programit Të Vogël për Infrastrukturë të Ujit  cili realizohet në partneritet me komunitetet dhe komunat.  Lipjani është një ndër katër komunat të cilat përfitojnë nga projekti i USAID-it.

Projekti është realizuar në dy faza, faza e parë (2009) e cila mbulon instalimet e rrjetit të distribuimit për fshatrat Livagje dhe Konjuh.

Rrjeti përfshin 14.2km të gypave shpërndarës dhe 310 kqyje, amvisëri, biznese dhe institutcione të cilat furnizojnë rreth 2,400 njerëz me ujë të pijëshëm.

Faza e dytë e projektit (2010) përfshin dy komponente, Stacionin e Pompave dhe Rezervoarin e Ujit i cili do të shërbej rreth 23000 banorë, gjegjësisht 14 fshatra si dhe rrjeti shpërndarës 14,600 m për Gllogovc dhe Banullë 13630 m i cili do të furnizojë rreth 4000 banorë.

Projekti përkrah planin e komunës së Lipjanit dhe Prishtinës që të kyqin së paku 13 fshatra me sistemin ekzistues të ujit të pijes.

Infrastruktura e instaluar me fondet e USAID-it do të përkrah këtë plan por gjatë projektit tre-vjecar do të kyqen vetëm pesë fshatra. Projekti është implementuar në partneritet më Ndërrmarjen Regjonale të Ujit në Prishtinë, komunën e Lipjanit dhe komunitetetet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)