25 Prill 2024

Udhëzimet e reja administrative lehtësojnë përmbushjen tatimore

Prishtinë, 19 nëntor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ka nënshkruar sot tri udhëzime administrative për Administratën Tatimore të Kosovës, të cilat sigurojnë respektimin e të drejtave të tatimpaguesve si dhe në të njëjtën kohë sigurojnë që të gjithë tatimpaguesit e paguajnë pjesën e tyre të saktë të ngarkesës tatimore.

Udhëzimi Administrativ Nr. 15/2010 jep detaje për Ligjin mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat  i cili ka hyrë në fuqi më 17 Gusht 2010. Ky udhëzim përshkruan procedurat që lidhen me inspektimin, inkasimin dhe ndëshkimet. 

Gjithashtu qartëson çështjet procedurale mbi numrat fiskal, arkat fiskale, tatimin mbi vlerën e shtuar, konfiskimet, ankesat dhe kërkimin dhe konfidencialitetin e informatave të tatimpaguesve.

Udhëzimet Administrative  Nr.  13/2010 dhe Nr. 14/2010 janë nxjerr për implementim të dispozitave vjetore të Ligjit mbi Tatimin në të Ardhurat Personale (Ligji 03/L 161) dhe për Tatimin mbi të Ardhurat në Korporata (Ligji 03/L-162) të cilat kanë hyrë në fuqi prej fillimit të vitit kalendarik 2010.

Këto dy udhëzime sqarojnë procedurat që lidhen me të ardhurat nga kontratat afatgjate ndërtimore, të ardhurat nga lizingu, zhvlerësimi, humbjet dhe fitimet kapitale dhe vlerësimin e stokut. Udhëzimet në fjalë  plotësojnë dy udhëzimet e mëhershme administrative 8/2010 dhe 9/2010.

Këto udhëzime sqarojnë  Ligjin mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat (Ligji 03/L-222), Ligjin mbi Tatimin në të Ardhurat Personale (Ligji 03/L 161) dhe Ligjin mbi të Ardhurat në Korporata (Ligji 03/L-162).

Gjithashtu sqarojnë direktivat për zyrtarët e ATK-së dhe për tatimpaguesit, për një varg çështjesh administrative dhe procedurale, duke ngritur transparencën e aktiviteteve të ATK-së, mbulimin e dilemave interpretuese si dhe duke lejuar shfrytëzimin e mundësive më të mëdha për implementimin e zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)