19 Prill 2024

UBT fillon bashkëpunimin me Universitete e Turqisë

Prishtinë, 5 dhjetor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në vazhdimësi po bashkëpunon me universitetet të njohura botërore, për bartjen dhe shkëmbin e përvojave në fushën universitare.

Një bashkëpunim te tillë e ka filluar edhe me Universitete nga Republika e Turqisë.

Një delegacion nga Universiteti UBT nga (Kosova) i prirë nga Presidenti i Universiteti UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi,  ka  qëndruar për vizitë disa ditore në Turqi, gjegjësisht kanë vizituar Universitetin Kadir Has dhe Universitetin Amir Sinan, dhe kanë takuar menaxhmentin e lartë të universiteteve  të cekura më lartë si Rektorët, Dekanët  dhe Profesorët , me të cilët është diskutuar fillimi i bashkëpunimit në fushën akademike, shkencore dhe atë kulturore në mes e këtyre Universiteteve.

Është diskutuar mjaftë shumë edhe për zhvillimin e korrikulave, mobilitetin e stafit akademik dhe të studentëve, organizimin e eventeve shkencore me nivel regjional dhe ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrje të përbashkëta në projekte evropiane.

“Natyrisht ishte një shkëmbim shumë i mirë përvojash për ne, sepse këto Universitet vërtetë kanë bërë një zhvillim të madhe dhe kane krijuar emër në fushat e studimeve të cilat ato i ofrojnë. Prandaj,  është interesi ynë që praktikat e mira turke të bartën edhe në Kosovë”,  tha Prof. Dr. Edmond Hajrizi, President i UBT-së.

Pritet që në ditët në vijim një delegacion nga këto universitete të vizitojnë edhe Kosovën gjegjësisht UBT - në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)