24 Prill 2024

UBT, Diplomuan arkitektët e parë në Kosovë

Prishtinë, 07 maj -  Përfundoi me sukses gjenerata e parë e programit Master në fushën Arkitekturë,  Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Projekteve  në Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), program që ofrohet  për herë të parë në Kosovë dhe më gjerë. Ndaj me këtë rast UBT organizoi ceremoni solemne për studentët e diplomuar në këtë drejtim.

Ceremonia u hap me antonimin e Himnit të Kosovës dhe më parakalimin e të diplomuarve dhe vijoi me fjalën e rektorit të UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi.

Duke folur para të pranishmëve, prindër, familjarë dhe miq, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të atyre ndërkombëtare, përfaqësues të medieve, profesorë dhe studentë të UBT-së dhe të ftuar të tjerë z. Hajrizi tha:

“Ju dëshirojmë mirëseardhje në ceremoninë e përfundimit të studimeve  dhe ceremoninë e diplomimit të studentëve të nivelit Master në Arkitekturë, Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimi i Projekteve në UBT. Kjo ceremoni është si rezultat që del nga një përkushtim i juaj dyvjeçar për të studiuar dhe për të ndërtuar një dije dhe një personalitet lideri në njërin prej profesioneve të zgjedhura nga ju, me qëllim të arritjes së një cilësie më të lartë jetësore për ju dhe shoqërinë tonë kosovare”, tha Hajrizi

Pasi është program dyvjeçar për studime Arkitekturë, Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Projekteve që për herë të parë organizohet në Kosovë në UBT  dhe  UBT ka menduar se Kosova  ka nevojë për ekspert të fushës në fjalë.

Kjo është mundësuar falë një planprogrami modern që UBT e ka krijuar, duke u bazuar në standardet evropiane dhe amerikane të studimeve por edhe në bazë të nevojave dhe kërkesave që dalin nga tregu i punës.

Po ashtu programi në fjalë  është mundësuar edhe falë angazhimit të një stafi akademik me një eksperiencë të lartë ndërkombëtare në shkencë por edhe në aspektin profesional.

Më shumë se 20 profesorë dhe ekspertë, nga universitete dhe institucione partnere me renome botërore, kanë sjellë dhe po sjellin në UBT përvojën dhe dijen e tyre në këto programe ku ju, të nderuar absolventë, keni studiuar.

Kjo ka krijuar një ambient unik ndërkombëtar, ndërkulturor dhe interdisiplinar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë dhe duke krijuar një atmosferë të tillë me të gjitha kushtet për studime  Master sot erdhëm në përfundim ta mbyllim një program të suksesshëm. Përfundoi rektori E. Hajrizi.

 Pas fjalëve përshëndetëse ka vijuar ceremonia e diplomimit, me dhënien e betimit nga të porsadiplomuarit dhe me marrjen e certifikatave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)