20 Prill 2024

UBT certifikon edhe 20 kandidatë për ciceron

Prishtinë, 25 nëntor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) e mbështetur nga  GTZ-ja  dhe në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI), organizoi për herë të tretë në Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për “Ciceronët Turistikë”.

Pas disa orëve të njëpasnjëshëm dhe shumë vizitave nëpër Kosovë, 20 kandidatët  pjesëmarrës të trajnimit në fjalë  me sukses e dhanë provimin dhe  më 25 nëntor  2010, në hollin e objektit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), kandidatët pjesëmarrës në një ceremoni solemne  i morën  certifikatat dhe u certifikuan si  “Ciceronët Turistikë”.

Gjatë ndarjes së certifikatave rektori i UBT-së Edmond Hajrizi  në një fjalë rasti i  përshëndeti dhe i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e ceremonisë e veçanërisht përfaqësuesin e GTZ-së, MTI-së, KOTAS-it dhe të USAID-it,  dhe tha ”Pas një punë të suksesshme, po e mbyllim një trajnim që  për herë të tretë mbahet në Kosovë, pikërisht në UBT, trajnimi për ciceronët turistik,  dhe ne si UBT kemi pas nderin dhe kënaqësinë që ta implementojmë  një projekt të tillë”, tha Presidenti i UBT, Hajrizi.

Ai kandidatët e trajnuar për fushën në fjalë si 17 kandidatët e grupit të parë, 23 kandidatë të grupit të dytë, ashtu edhe 20 kandidatët e pranishëm i vlerësoj me potencial të lartë për prezantim të vendit, dhe shtoj se së UBT është në përpjekje të filloj edhe grupi i katërtë.

Po ashtu gjatë ceremonisë në fjalë të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe përfaqësuesi nga GTZ, Ekrem Hyseni tha “Sot turizmin në Kosovë ka kush ta  prezantoj qoftë për brenda qoftë për jashtë dhe me vjen mire që pas GTZ-së janë angazhuar edhe donatorë tjerë për projektin në fjalë,  dhe i përgëzoj të gjithë kandidatët  pjesëmarrës dhe ju uroj punë të suksesshme, duke shpresuar që parë të tjerëve ta prezantojnë vendin tonë sa më mirë”, tha Hyseni.

Po ashtu gjatë ceremonisë i pranishëm ishte edhe Fatos Hamza, përfaqësuesi nga KOTAS-i, i cili tha “UBT është ndër universitete e para në Kosovë,   e cila ka vërejtur se ciceronët e kualifikuar janë shumë  të  rëndësishëm,  sepse në të njëjtën  kohë e rrisin  edhe ekonominë e vendit, dhe  UBT falë punës së saj  precize ka  arrit ta zhvillojë  projektin në përpikëri”, citoi  Fatos Hamza.

Po ashtu një fjalë rasti mbajti edhe  Prof .Dr. Hivzi Muharremi,  mësimdhënës në UBT,  shprehi se të certifikuarit  kanë për ta prezantuar  Kosovën në të gjitha sektorët si në kulturë, ekonomi, etj  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)