26 Prill 2024

UBT bashkëpunim me Universitetin e Rijekës.

Prishtinë, 6 shtator - “Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë, (UBT),  ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve të dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje të tillë e kemi filluar edhe me Universitetin e Rijekës,  i cili do të na mundësoje shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor,  zbatimin e përbashkët të programeve postdiplomike ,  aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet” , theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët nënshkruese.
Në kuadër të marrëveshjeve të shumta që i ka Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT),  me universitetet e tjera më prestigjioze në Evropë dhe Botë,   Presidenti i UBT , Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe dekanit të Universitetit të Rijekës,  Prof. Dr. Joze Piric,  nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit ndëruniversitar për të vazhduar bashkëpunimin shkencor dhe kulturor në mes dy Universiteteve.

“UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve të dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje të tillë e kemi filluar edhe me Universitetin e Rijekës,  i cili do të na mundësoje shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve të organizojmë seminare dhe takime tjera akademike për çështje shkencor,  zbatimin e përbashkët të programeve postdiplomike ,  aktivitetet lidhur me kurset verore dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet” , theksoi Presidenti i UBT, Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët nënshkruese.

Sipas palëve nënshkruese  bashkëpunimi ndëruniversitar në mes UBT dhe Universitetit të Rijekës  ka filluar edhe më herët  dhe pohuan  se marrëveshja është incizuar nga të dy palët.

Në bazë të bisedave që patën mes udhëheqësit e institucioneve në fjalë Presidenti Hajrizi  u nda i kënaqur me të arritura e Universitetin e Rijekës, sidomos më programet e studimit më teknologjinë më moderne, me stafin akademik dhe me arritjet e studenteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)