26 Prill 2024

Turqit premtojnë ndihmë për Mitrovicën

Mitrovicë, 14 tetor - Bashkëpunimi i komunës së Mitrovicës me komunat e Turqisë, përveç në planin kulturor është duke dhënë frytet e veta edhe në aspektet tjera që ndërlidhen me projekte të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës.

Në këtë kontekst, biznesmeni turk nga Inegoli, Zekiria Ogllu, komunë kjo me të cilën Mitrovica është e binjakëzuar ka dhënë 80 mijë euro për ndërtimin e një objekti për kryerjen e ceremonive mortore.

Këtë zotim ky mik i Mitrovicës e ka dhënë gjatë një vizite që kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka zhvilluar në Inegol dhe Stamboll për pesë ditë me radhë.

“Bashkëpunimi që kemi me Inegolin po jep frytet e veta në të gjitha aspektet. Përveç në fushën kulturore, ku për çdo vit ansambli mitrovicas ftohet të marr pjesë në një festival ndërkombëtar të muzikës popullore që organizohet atje, tashmë janë duke u bërë hapa të mirë edhe në aspektet tjera”.

Ai përmendi se këtë vit biznesmenët e kësaj komune nga Turqia kanë mbështetur nismën e kryetarit të komunës së tyre, Alinur Aktash, për ofrimin e nga 500 iftareve për qytetarët Mitrovicas gjatë gjithë muajit të Ramazanit. “Kemi marrë premtime se ky projekt do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm”.

Ndërsa sa i përket donacionit të biznesmenit, Zekiria Ogllu, një prej më të njohurve në Turqi, kryetari Kastrati, theksoi se ai objekt do të shërbej për ceremonitë mortore dhe do të ndërtohet në hapësirën e varrezave të qytetit në Shipol.

“Ai është një mik i madh i qytetarëve të Mitrovicës dhe Kosovës në përgjithësi dhe ka shprehur kënaqësinë që ka pasur rastin të bëj diçka për ne, prandaj i jemi shumë mirënjohës”.        

Gjatë kësaj vizite, kryetari Kastrati, është shoqëruar edhe nga nënkryetari për komunitete, Eroll Zekiria dhe drejtori i Urbanizmit, Mehdi Bala, të cilët kanë parë për së afërmi një park botanik atje, me qëllim të përgatitjes së projektit për një të tillë në Mitrovicë.

Për parkun botanik biznesmenët turq kanë shprehur mbështetje gjatë vizitës që kanë zhvilluar në Mitrovicë në muajin e Ramazanit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)