29 Mars 2024

Turqia gati të ndërmjetësojë në bisedimet Kosovë - Serbi

Prishtinë, 3 nëntor - Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu deklaroi Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pas takimit të zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi.

Pas takimit me Thaçin, kryeministri turk tha se mënyra se si do të rrjedhë dialogu do të jetë edhe një shtytje për njohje të reja për shtetin e Kosovës nga ato vende që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ai u shpreh i bindur se Kosova do të njihet edhe nga shtetet e tjera myslimane.

"Kam bindjen se pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë  për Kosovën, do të hapet një proces i ri dhe do të ndikojë një drejtim të ri të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Unë mendoj se kemi zhvillime te reja te të dyja palët, si në Prishtinë  ashtu edhe në Beograd. Turqia është e gatshme që të marrë detyrat në proceset e ardhshme me dëshirë të marrim detyrat që kanë të bëjnë me stabilitetin e rajonit dhe Ballkanit", ka theskuar Erdogan.

Marrëdhëniet ekonomike në periudhën 2008-2009, pavarësisht krizës globale, këmbimi tregtar midis dy vendeve tona ka shënuar rritje, nga 120 milion dollar arriti në 210 milion dollar.

Ai ka potenduar se duhet të përmendim edhe investimet e firmave të Turqisë në kuadër të konzorciumeve, siç është ai i Bechtel& Enka në ndërtimin e korridoreve rrugore të rëndësishme për rajonin, dhe konzorciumi LIMAK, që ka marr përsipër administrimi n dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

"Kemi edhe hapa që kanë hedhur sipërmarrësit turq në sektorin e energjisë për ndërtimin e centraleve termike për prodhimin e energjisë elektrike dhe besoj se suksesi i tyre në këtë fushë do të kontribuojë në përmirësimin e prodhimtarisë së energjisë elektrike në Kosovë", ka thënë ai.

Kosova sipas tij ka edhe një mundësi të sigurimit të të ardhurave edhe në fushën e turizmit pasi qe ka shumë bukuri të rralla dhe trashëgon një mori monumentesh kulturore dhe historike.

"Ne, përmes Agjencionit Turk për Rindërtim dhe Zhvillim - TIKA, jemi të interesuar që të bëjmë rikonstruimin e një varg objektesh kulturore dhe historike që do ta bëjnë këtë vend edhe më atraktiv dhe pikë graviteti për sa i përket aktiviteteve kulturore. Përvoja jonë e zhvillimit të turizmit tregon se investimi në infrastrukturën turistike tregon se mund të shfrytëzojë dhe të rrisë për shumëfish të hyrat nga turizmi", ka nenvizuar Erdogan.

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi tha se Kosova ka hapur dyert për investitorët e Turqisë për të zhvilluar biznesin e tyre në Kosovë.
 
"Ka qenë dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunime këto shumë të rëndësishme ndërshtetërore, kulturore e fetare, lidhje këto që do të forcohen sot, por edhe në të ardhmen", ka thënë ai.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)