18 Maj 2022

Trepça i nënshtrohet auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Prishtinë, 21 janar - Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e  performancës në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trepça Sh.A.” me temën “Performanca financiare dhe operative NP Trepça”. Auditimi përfshinë periudhën kohore 2019-2021. Trepça nuk është audituar nga ZKA që nga viti 2010.

ZKA-ja e vlerëson të rëndësishëm trajtimin e kësaj teme të auditimit duke marrë parasysh se Trepça është shoqëri aksionare 80% në pronësi të Republikës së Kosovës dhe 20% të punëtorëve të saj. Ndikimi dhe pesha e këtij resursi pasuror është i lart për Kosovën në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit, gjenerimin e punësimit, rritjen e eksportit dhe Bruto Produktit Vendor (BPV).

“Trepça Sh.A.” për vite me radhë ballafaqohet me probleme dhe sfida të shumta. Si probleme kyçe mund të theksohen produktiviteti i  ulët, trendi i operimit me humbje, mungesa  e shfrytëzimit të kapaciteteve të plota si rrjedhojë e teknologjisë së vjetërsuar në miniera dhe flotacione dhe njësi tjera biznesore, mungesa  e investimeve kapitale, mosha  e vjetër e stafit të kualifikuar në procesin e prodhimit, si dhe mungesa e zhvillimit të industrisë përpunuese në sektorin e metalurgjisë.

Objektivë e këtij auditimi është të vlerësojë nëse “Trepça” është duke e zhvilluar aktivitetin operativ dhe financiar me fokus procesin e prodhimit me synimin e arritjes së performancës financiare pozitive, nëse jo cilët janë shkaktarët që ndikojnë në produktivitetin e ulët, mungesën e rentabilitetit respektivisht profitabilitetit.

Fokusi i auditimit në nivel të përgjithshëm do të jetë edhe në aktivitetet strategjike përfshirë planet dhe strategjitë e kompanisë për tejkalim të krizës financiare si dhe krijimin e mundësive për tërheqjen e investimeve të huaja apo vendore dhe formave tjera të partneritetit për zhvillim të përgjithshëm biznesor.

Subjekt i këtij auditimi është Trepça Sh.A. me njësitë biznesore, Minierat me Flotacion Trepça - Stan Tërg, Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë si dhe Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviq. Analizat tona do të shtrihen edhe në aktivitetet e njësive tjera biznesore jo-produktive dhe jo-profitabile.

Zyra Kombëtare e Auditimit përmes këtij auditimi ka për qëllim dhënien e rekomandimeve të cilat mund të kontribuonin në përmirësimin e nivelit të përgjithshëm të performancës së “Trepça Sh.A.”

Ndërmarrja Publike Qendrore “Trepça Sh.A” është trashëguar nga ish ndërmarrja shoqërore Kombinati Xehëtaro-Metalurgjik Trepça, si një nga komplekset më të mëdha industriale, metalurgjike dhe kimike i bazuar në Kosovë, dhe me disa pasuri në pjesë të tjera të ish Jugosllavisë. Në të kaluarën, ky kompleks minerar ishte një gjigant industrial i cili përfaqësonte një burim të konsiderueshëm ekonomik për ish Jugosllavinë.

Pas përfundimit të luftës, nga viti 1999 deri në vitin 2002 “Trepça” ishte nën kontroll të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK-ut), ndërsa nga viti 2002 ka kaluar nën administrim të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), dhe respektivisht nga viti 2008 të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP).

Transformimi i Trepçës u formalizua në vitin 2016 përmes miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës, ku nga statusi i Ndërmarrjes Shoqërore (N.Sh.) nën administrim të AKP-së, Trepça kalon në statusin e Ndërmarrjes Publike (NP).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)