18 Prill 2024

Toka e privatizuar me 6 euro ari, u shpronësua për 7,500 euro për ari

Prishtinë, 3 shtator - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, edhe njëherë ka folur në lidhje me shpronësimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Ai ka treguar çmimet me të cilat janë shpronësuar tokat, e të cilat sipas tij, u shumëfishuan nga qeverisja të cilës i printe, Ramush Haradinaj.

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi i çmimit të privatizimit”, ka shkruar ministri Murtati në Facebook.

Sipas tij, nga shuma e përgjithshme e shpronësimeve, prej 43 milionë euro, një person do t’i përfitonte 4.9 milionë euro.

“Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro. Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë”, tha ai.

Në fund, Murati tha se fakte të ngjashme ekzistojnë, ndërsa deklaroi se nevojitet verimi i organeve të hetuesisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)