19 Prill 2024

Themelohet Forumi Ekonomik i Sharrit, edicioni i parë në nëntor 2021

Prishtinë, 19 korrik - Fondacioni “Forumi Ekonomik i Sharrit” në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) bashkë me partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë do të organizojnë Forumin Ekonomik të Sharrit (Sharr Economic Forum).

Me këtë Forum synohet që të zhvillohet në një takim i nivelit të lartë, ku bashkon liderët rajonalë, ndërkombëtarë nga politika dhe biznesi në Kosovë, për të adresuar sfidat ekonomike, politike dhe sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni.

Forumi Ekonomik i Sharrit do të ofrojë një mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar sfidat kryesore të rritjes ekonmike, duke mësuar nga përvojat e politikave në vendet e tjera, për të mbështetur bashkëpunimin rajonal dhe për të identifikuar një kurs të veprimeve të politikave drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor bazuar në sundimin e ligjit dhe ekonominë e tregut të lirë.

Për më tepër, sfidat bashkëkohore të tilla si ndryshimet klimatike, siguria shëndetësore dhe sfidat teknologjike do të trajtohen po ashtu në këtë Forum.

Forumi Ekonomik i Sharrit do të jetë një platformë unike në Kosovë, ku do të vendosë një platformë që ndikon në agjendat dhe diskutimet lokale dhe rajonale.

Përveç konferencës së saj vjetore, Forumi Ekonomik i Sharrit rregullisht do të mbledhë ngjarje dhe diskutime të profilit të lartë mbi tema të veçanta dhe do të publikojë përmbledhje vjetore të kërkimit mbi çështje dhe sfida thelbësore.

Në korrik, Forumi Ekonomik i Sharrit do të fillojë veprimtarinë e parë dhe do të shpallë përbërjen e ekipit dhe bordit këshillues të Forumit.

Forumi Ekonomik i Sharrit synon të rrisë rolin e sektorit privat në politikat publike dhe diskutimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë dhe të rrisë rolin e tyre në formësimin e politikave.
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)