24 Prill 2024

Thaçi: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për biznesin

Prishtinë, 11 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kompaninë ELKOS në Pejë, dhe nga pronari i saj, Ramiz Kelmendi është njohur me ecurinë e zhvillimit të kompanisë dhe sukseset të cilat i ka shënuar kjo kompani që nga themelimi i saj.

Kryeministri Thaçi ka shprehur kënaqësinë për arritjet që ka shënuar kompania ELKOS, që ka reflektuar edhe me krijimin e mase 1500 vendeve të punës anembanë Kosovës.

“Është kënaqësi të jem në vizitë tek komuniteti i biznesit, kësaj radhe te kompania ELKOS, e cila është duke shënuar një angazhim rekord në kuptimin e suksesit të biznesit, por në të njëjtën kohë edhe një angazhim të jashtëzakonshëm në krijimin e vendeve të reja të punës, me rreth 1500 vende të reja”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri ka ritheksuar qëndrimin se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në mbështetjen e komunitetit të biznesit për të krijuar një ambient të mirë për zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës.

“Do të fillojmë të bashkëpunojmë ngushtë, që të krijojmë kushte edhe më afirmative për gjithë komunitetin e biznesit, prandaj, do të vazhdojmë me përkushtimin më të madh të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin personal, që të jemi sa më afër biznesit, t’i dëgjojmë opinionet, shqetësimet dhe hallet e tyre dhe në të njëjtën kohë të vazhdohet me reformat në ekonomi. Opinionet e tyre, diskutimet, idetë, të jenë nesër edhe vendime të institucioneve të Republikës së Kosovës”, është shprehur kryeministri Thaçi.

"Përkushtim yni ka qenë, është dhe do të mbetet largimi i politikës, Qeverisë dhe shtetit nga ekonomia, por do ta thellojmë ngushtë partneritetin me komunitetin e biznesit, që t’i krijojmë kushte, rrethana dhe mundësi edhe më të lehta për sukses të mëtutjeshëm, - theksoi mes tjerash kryeministri Thaçi, pas vizitës që i bëri sot kompanisë ELKOS në Pejë

Pronari i kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi ka njohur kryeministrin Thaçi me rrugën e zhvillimit të kësaj kompanie dhe ka shprehur bindjen ne tij se biznesi do të gjejë gjithnjë e më shumë mbështetje te Qeveria  dhe institucionet e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)