28 Mars 2024

Thaçi: Kosova ka nevojë për ndihmën e donatorëve

Prishtinë, 16 prill - Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të Komunitetit të Donatorëve në Kosovë prezantuan sot para Forumit të Nivelit të Lartë statusin aktual të zotimeve të bëra gjatë Konferencës së Donatorëve si dhe gjatë punimeve të Takimit të Parë Forumi i Nivelit të Lartë.

 

Forumi i Nivelit të Lartë është krijuar si mekanizëm që ka për qëllim shqyrtimin vjetor dhe vlerësimin e progresit dhe zhvillimin ekonomik e social të Kosovës, si dhe vlerësimin efektshmërinë së ndihmës së dhënë.

Takimi i dytë i Forumit të Nivelit të Lartë i organizuar nga Ministria e Integrimit Europian, është përqëndruar në situatën aktuale, në rezultatet dhe qëllimet për të ardhmen sa i përkët politikës makro ekonomike dhe menaxhimit fiskal në tërësi,
posaçërisht në sektorët e energjisë, tregtisë dhe industrisë, arsimit, transportit dhe telekomunikacionit.

Në hapje të Takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për vazhdimin e ofrimit të asistencës shumë të nevojshme dhe të çmuar për vendin tonë përkundër krizës së globale financiare që e ka kapluar globin dy vitet e fundit.

Përmbushja e nevojave të qytetarëve tanë për vende pune, të paguara më mirë, për përkujdesje shëndetësore të nivelit më të lartë, arsimim më cilësor, dhe energji të qëndrueshme sipas tij do të jenë detyra të vështira dhe se nevojat e sotme të Kosovës i tejkalojnë kapacitetet e saj për t’i financuar të gjitha nevojat.

"Kosova ka nevojë për ndihmën tuaj - ndihmë teknike, profesionale dhe për mbështetje financiare, nëse duam të përballemi me sukses me këto sfida. E di se shumë projekte madhore të rëndësishme zhvillimore për Republikën e Kosovës, janë të parat në nivelin kaq të lartë”.

Kryeministri Thaçi ka deklauruar si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës, institucionet e saj, janë të përkushtuara që këto procese të jenë fer, shumë transparente, të diskutueshme dhe debatueshme në kuptimin e opinionit publik, gjë që ka munguar një praktikë e tillë më herët, qoftë për autostradën, aeroportin, qoftë për privatizimit të PTK-së, sektorin e energjisë.

Prandaj këto sipas tij janë vendime, të cilat i kanë munguar shtetit të Kosovës.

Përfaqësues nga 37 vende dhe 16 organizata ndërkombëtare pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve të mbajtur në Bruksel më 11 korrik 2008, kanë dhënë zotime se do ta ndihmonin Kosovën me € 1.2 miliardë euro, për prioritetet e zhvillimit
ekonomiko-social të Kosovës të prezantuara në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (2008-2011).

Sipas kësaj shume të zotuar ndihma është paraparë të jetë një ndihmë e drejtpërdrejtë për buxhetin e Kosovës; projektet e infrastrukturës dhe asistencës teknike; dhe përkrahje për detyrimet kontingjente, sidoqoftë në këtë shumë nuk janë të përfshira zotimet për ndihmën ushtarake dhe humanitare si dhe shpenzimet operative për zyrat e përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj në fjalën e Tij theksoi se “Ministria e Integrimit Evropian, e sapo formuar trashëgon të gjitha proceset me të cilat deri tani i ka koordinuar Agjencia për Koordinim të Zhvillimit dhe Integrimit Europian. Për këtë dëshiroj të shpreh edhe njëherë se krahas koordinimit të procesit të zbatimit të agjendës Evropiane, Ministria e Integrimit Europian do të punoj me vendosmëri të plotë në funksionalizmin e mekanizmit për koordinim me donatorë, me qëllim të arritjes të një koordinimi, transparence, efikasiteti dhe harmonizimi sa më të mirë të ndihmës së jashtme.”

Në këtë takim ndër të tjera Qeveria e Kosovës prezantoi progresin e arritur ne fushën e politikës makrokonomike dhe menaxhimin fiskal si dhe në ngritjen e strukturës institucionelae për koordinimin me donatorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)