11 Gusht 2022

Thaçi: Ka mbetur të sigurohet edhe një votë për anëtarsim në BERZH

Prishtinë, 29 qershor - Kryeministrit i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi në një ligjerat që mbajti para stafit akademik dhe studentëve të Kolegjit të Universitetit për Biznesdhe Teknologji qeveria po bën përpjekje për të qenë anëtare e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim pasi qe ka mbetur të sigurohet vetëm edhe një votë për anëtarësim.

"Sot Kosova njihet nga 69 shtete anembanë botës, është anëtarë e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Bankës Botërore dhe ne po bëjmë përpjekje për të qenë anëtare e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku edhe ka mbetur të sigurojmë vetëm edhe një votë për anëtarësim", ka deklaruar kryeministri Thaçi.
 

Ai ka theksuar senë të ardhmen e afërt, Kosova do të jetë përballë opinionit të shumëpritur të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe sipas tij çfarëdo që të jetë opinioni, pavarësia jonë është e pakthyeshme dhe kufijtë tanë janë të pacenueshëm.

"Ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe do ta kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë. Sfida jonë kryesore është për të ecur përpara me aspiratat tona Euro-Atlantike – drejt anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian dhe në NATO. Objektivi im kryesor për vitin 2010 është që të kemi një Raport të Progresit, i cili është pozitiv për Kosovën", është shprehur ai.

Krahas angazhimeve për integrime Europiane, qeveria synon ta përmirësojmë rritjen ekonomike. Në Kosovë, rritja ekonomike gjatë vitit të fundit kap shifrën prej afërsisht 4%.

Kryeministri ka vleresuar se për vitin 2010 do te shënojmë rritje prej rreth 6%, ndërsa, për periudhën e ardhshme makrofiskale 2011-2013 qeveria planifikon rritje të vazhdueshme prej mbi 6%.

Kosova ka nevojë për norma më të larta të rritjes ekonomike për të ulur nivelin e lartë të papunësisë, sidomos tek rinia jonë. Për të arritur këtë, Qeveria sipas tij e ka përmirësuar ekzekutimin e shpenzimeve kapitale, duke ndërtuar një infrastrukturë moderne.

Thaçi ka thënë se nga 155 milion euro në vitin 2007, në vitin 2008 janë realizuar 347 milion euro investime, një ngritje mbi 120%, në vitin 2009 kemi investuar mbi 400 milion euro, ndërsa këtë vit planifikohet që qeveria të investoj rreth 500 milion euro, krahasuar me vitin 2007 kjo shënon një rritje mbi 320%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)