18 Prill 2024

Thaçi: Do të ketë njohje reja dhe do të hapet kapitulli i ri

Prishtinë, 11 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 128-të  ka miratuar pesë projektligje dhe disa vendime nga fushëveprimi i saj kushtetues.

Kryeministri Thaçi ka pohuar se pas suksesit të arritur me fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdarë dhe suksesit të jashtëzakonshëm për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, tani janë edhe tri projekte të rëndësishme për privatizimin e PTK-së,  ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe procesi i distribuimit të KEK-ut

Thaçi ka thënë se pavarësisht nga opinioni që do të prezantohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi, për Kosovën do të ketë njohje të reja dhe do të hapet kapitulli i ri, kapitulli i integrimeve për shtetin e Kosovës.

Më tutje kryeministri Thaçi ka pohuar se pas suksesit të arritur me fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdarë dhe suksesit të jashtëzakonshëm për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, tani janë edhe tri projekte të rëndësishme për privatizimin e PTK-së,  ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe procesi i distribuimit të KEK-ut.

Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat (MEF),  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048, për Menaxhimin e  Financave Publike (MEF),  Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L- 177 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2010 (MEF),  Projektligjin për Ujërat e Kosovës (MMPH),  Projektligjin për Dhënien në shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës (MAPL).

Qeveria ka kthyer ne rishqyrtim edhe një herë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-0112 për tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë (MEF). Ky projektligj pritet të qartësohet dhe do të miratohet në mbledhjen e radhës.

Qeveria sot ka diskutuar dhe ka miratuar Planin e Veprimit për Partneritet Evropian. Sipas ministrit Besim Beqaj, Plani i Veprimit për Partneritet Evropian përveç rolit të tij prioritar në kuadër të procesit të integrimit evropian, paraqet në vetvete një plan të avancuar për ndërmarrjen e reformave të brendshme institucionale dhe sektoriale.

Po sot është përkrahur nga kabineti qeveritar edhe Korniza Afatmesme  e Shpenzimeve 2011-2013 (MEF), e cila  paraqet analizën mbi mjedisin makroekonomik të Kosovës, dhe siguron bazën për deklaratën e politikave zhvillimore strategjike me prioritete të pajtuara nga ana e qeverisë. Ajo po ashtu prezanton një shpjegim të pakos themelore fiskale apo skenarin bazë përkundër së cilës do të përcaktohen kufijtë e financimit të prioriteteve qeveritare.

Qeveria ka marrë vendim  përfundimtar për shpronësimin e tokave, pronave të paluajtshme në të cilat realizohet projekti i Autostradës Vërmicë - Merdare (MTPT). Sipas ministrit Fatmir Limaj Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka kërkuar inicimin e procedurës së shpronësimit për pjesët e pronave të paluajtshme në parcelat e zonave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të infrastrukturës rrugore të Autostradës Vërmicë-Merdare, përkatësisht në pjesën e segmentit të zonave kadastrale Vërmicë, Zhur, Poslisht, Vlashnje, Prizren, Atmagjë, Dushanovë, Trepeticë, Petrova Sellë, Caprac, Shpenadi, Velezhë, Novak, në komunën e Prizrenit.

Është miratuar sot edhe Strategjia për Pronësi Intelektuale dhe Plani i Veprimit 2010–2014 (MTI). Qëllimi i Strategjisë për Pronësi Intelektuale është zhvillimi i një sistemi për mbrojtjen e pronës intelektuale në Republikën e Kosovës në pajtim me standardet ndërkombëtare, theksoi ministri Lutfi Zharku.

Në bazë të Raportit të Komisionit Ndërministror për vlerësimin e dëmeve në pronat e pronarëve në fshatin Debellde, komuna e Vitisë, për periudhën 2001–2009 qeveria sot ka ndarë 530.000 euro. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se duke pasur parasysh mundësitë buxhetore për fazën e parë ndahen mjete në vlerë prej 200.000 Euro, dhe në fazat e mëvonshme të ndahet edhe shuma tjetër.

Qeveria ka marrë vendim që të ndaj 6.000 euro për Lidhjen e  Shkrimtarëve të Kosovës për financimin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Drini Poetik”.

Po ashtu, qeveria ka ndarë 50 mijë euro për zhvillimin e hetimeve për identifikimin e një lokacioni ku dyshohet për varrezë masive me rreth 20 trupa të shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)